Njoftime > >
Sot, më 18.10.2017, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, znj.Belinda Ikonomi, zhvilloi një takim bilateral me delegacionin e Administratës Doganore të Moldavisë kryesuar nga z.Vitalie Vrabie, Drejtor i Përgjithsëm.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi zhvillimet më të fundit në administratat doganore të të dy vendeve dhe reformat e parashikuara për përballjen me sfidat doganore të shfaqura si në Shqipëri dhe në Moldavi.
Interes të veçantë delegacioni i Administratës Doganore të Moldavisë tregoi për terminalin e Degës Doganore të Tiranës. Kjo administratë parashikon ndërtimin e një terminali të tillë dhe dëshiron të vlerësojë modelin e terminalit të Tiranës si një terminal modern që ka lehtësuar ndjeshëm jo vetë aktivitetin e zyrtarëve doganorë, por edhe të operatorëve ekonomikë.
Znj.Ikonomi bëri një prezantim të historikut të ndërtimit të këtij terminali dhe funksionimit aktual të tij. Me pas u vijua edhe me takime të zyrtarëve të tjerë të lartë të administratës doganore dhe vizitë në Degën Doganore të Tiranës.
Z.Vrabie e vlerësoi asistencën që administrata jonë po u jep homologëve moldavë dhe siguroi për forcim të mëtejshëm marrëdhënieve midis dy institucioneve tona.