Njoftime > >
Doganierët e Degës Doganës Rinas, në bashkëpunim me forcat e policisë dhe punonjësit e security të Aeroportit, në kuadër të masave antiterror, zbuluan dhe parandaluan një trafik armësh luftarake drejt Anglisë.
Gjatë kontrollit me aparatura me reze X te mallrave ne eksport, në thasët e një kompanie të postës së përshpejtuar, u konstatuan tre koli të dyshimta të deklaruara “pjesë makinerie”.
Gjatë kontrollit të kolive u zbuluan pjëset e armës luftarake AK 47 (Kalashnikov).
Dërguesit e këtyre tre kolive të deklaruara “pjese makinerie” figurojne tre shtetas të ndryshëm shqiptarë dhe pritës tre shtetas anglezë. Nga kontrolli i imtësishëm i dokumentave shoqërues ka dyshime të bazuara që derguesi i tre kolive është një person i vetem.
Dosja i ka kaluar Prokurorise se Krimeve te Renda per hetime te metejshme.