HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave në Takimin e Nivelit të Lartë mbi masat për eliminimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit në Ballkanin Perëndimor  (Publikuar dt. 17/03/2025)

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli mori pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë Ministror mbi masat për eliminimin e tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit në Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt në datën 13 Mars në Podgoricë. Në fokus të diskutimeve gjatë këtij takimi, ku i pranishëm ishte dhe ministri i Financave i Shqipërisë, Petrit Malaj, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, ishte lufta kundër tregtisë së paligjshme të produkteve të duhanit në vendet e Ballkanit Perëndimor përmes masave të efektshme të kontrollit në pikat e kalimit kufitar dhe jo vetëm, ku autoritetet doganore kanë një rol të rëndësishëm krah institucioneve të tjera ligjzbatuese dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Shqipëria ka bërë hapa të rëndësishëm në forcimin e sistemit të akcizës, për afrimin me kërkesat europiane dhe përmirësimin e masave për të luftuar aktivitetet e paligjshme në tregun e duhanit, përmes një qasjeje të integruar ndërinstitucionale, që përfshin administratën tatimore, doganat, institucionet e shëndetit publik dhe forcat e Policisë së Shtetit duke krijuar një mjedis të ekulibruar dhe që garanton stabilitet tregtar të ndershëm dhe të sigurt.

Gjithashtu, me miratimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave dhe Planit të Veprimit 2024–2027 si dhe sipas Programit të Reformave Ekonomike (ERP) 2025–2027, qeveria shqiptare ka planifikuar masa për rritjen graduale të akcizës mbi produktet e duhanit dhe nënprodukteve të tij, kjo me qëllim përafrimin me nivelet, sipas Direktivës së BE-së 2011/64.

Politikat e harmonizuara dhe kontrollet e përbashkëta me institucione brenda vendit, por edhe me partnerët ndërkombëtarë, kanë treguar se një qasje e koordinuar rajonale mund të ndihmojë në reduktimin e informalitetit dhe përmirësimin e të ardhurave fiskale. Gjatë takimit u dakordësua se bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit është i rëndësishëm për të forcuar kapacitetet e mbikëqyrjes dhe për të siguruar një treg më transparent.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters