Shkatërrimi i mallrave cenuese

Të dhënat statistikore

Asgjesim i Mallrave Cenuese të Markave Tregtare” Adidas”

Më datë 07.02.2013 u asgjesuan 2196 copë këpucë sportive me origjinë nga Kina, cenuese të markave tregtare “Adidas”. Asgjesimi u krye në ish-Fabrikën e Qelqit Tiranë, nga përfaqësuesi ligjor i mbajtësit të së drejtës, nën mbikëqyrjen e Degës së Doganës Tiranë dhe të Drejtorisë për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Këto mallra u dyshuan si cenuese të së drejtës së pronësisë intelektuale dhe u bllokuan në Degën e Doganore Tiranë më dt. 20.11.2012 nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën e Doganës Tiranë.
Pas përfundimit të të gjithave procedurave të mbrojtjes së pronësisë intelektuale, ku mbajtësit e së drejtës Adidas AG dhe Adidas International Marketing BV konfirmuan që këto mallra ishin cenuese të markave tregtare “Adidas” u procedua për asgjesimin e tyre.
Për sa më sipër ftojmë mbajtësit e së drejtës të aplikojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për të mbrojtur të drejtat e pronësisë intelektuale.