TVSH

Informacioni per TVSH ne import:

Importimi i mallrave
1. Për qëllimet e këtij ligji “importimi i mallrave” ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 7609, datë 22.9.1992 “Per tarifat doganore” dhe importimi i tyre quhet i kryer në momentin e parashikuar në atë ligj, edhe nëqoftëse mallrat e importuara janë apo jo të përjashtuara nga taksat doganore nga ai ligj.

2. TVSH llogaritet, zbatohet dhe paguhet në importimin e mallrave sikur TVSH i pagueshëm është taksë doganore e përcaktuar nga ligji nr. 7609, datë 22.9.1992 “Për tarifat doganore”.

Shkalla tatimore
1. TVSH-ja zbatohet në masën 20 për qind, përveç rasteve kur në këtë ligj përcaktohet ndryshe.

2. Furnizimi i barnave dhe i shërbimeve shëndetësore nga institucionet shëndetësore, publike dhe private, është furnizim i tatueshëm, me shkallën tatimore 10 për qind.

Ligji 182/2013 datë 28.12.2013 "Për disa shtesa dhe ndrzshime në ligjin Nr. 7928 datë 27.04.1995 Për TVSH-në"

Ligji  nr. 92/2014 datën 24.7.2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”                                     

Vendim Nr. 953, datë 29.12.2014 “Për Dispozitat Zbatuese të Ligjit Nr. 92/2014, “Për Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”

Vendim Nr. 13, Datë 14.1.2015 “Për një Shtesë në Vendimin Nr. 953, Datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për Dispozitat Zbatuese të Ligjit Nr. 92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën Eshqipërisë”

Udhëzim Nr. 6 , datë 30.01.2015 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”

Udhëzim Nr. 6/1, datë 17.3.2015 “Për një ndryshim në udhëzimin nr.6, datë 30.1.2015 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”

Udhëzim nr. 6/2, datë 19.3.2015 “Për një ndryshim në udhëzimin nr. 6, datë 30.1.2015 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Udhëzim Nr. 6/8, datë 5.6.2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin nr. 6, datë 30.1.2015 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar