Ndërrimi i rezidencës

Personat që ndërrojnë rezidencën, mund të përfitojnë përjashtim nga detyrimet doganore kundrejt plotësimit të kushteve dhe dokumentacionit të nevojshëm.

Baza ligjore :      Neni 184/3, a) i Kodit Doganor

                              Nenet 96 - 104 e Dispozitave Zbatuese të Kodit Doganor                       

Kompetencën për të dhënë përjashtimin e kanë zyrat doganore duke plotësuar:

                              Formularin e aplikimit

Dokumentat qe duhen plotësuar:

a) Kërkesa për përjashtim nga detyrimet doganore, së bashku me listën e sendeve të shtepisë, të cilat duhet të jenë të përdorura dhe në sasi të arsyeshme për nevojat personale apo familjare, firmosur nga vetë personi që ndryshon vendqëndrimin;  
b) Pasaporta, fotokopje e noteruar;
c) Çertifikata familjare;
d) Vërtetim banimi nga njësia administrative e qytetit ku ka jetuar më parë ose ku do të jetojë në Shqipëri;
e) Leja e qëndrimit në shtetin e huaj, e vlefshme per periudhën e kohëqendrimit atje e përkthyer dhe e noterizuar njësi me origjinalin;
f) Dokumenta që vërtetojnë qëndrimin e vazhdueshëm për të paktën një vit në vendin nga vjen, si p.sh: kontrata e qerasë, vërtetim nga komuna ose bashkia, apo njësia administrative, deklarimi për lënien e rezidences në polici ose komunë, etj. të përkthyera dhe të noterizuara njësi me origjinalin.   

Në rastet kur kërkohet përjashtimi nga detyrimet doganore për automjet, ruleta, mjet lundrues, apo mjet ajror përjashtimi nga detyrimet doganore jepet vetëm përkundrejt plotësimit të kushteve të pikës 97 të Dispozitave Zbatuese të Kodit të Ri Doganor.