Kumulimi diagonal

Kumulimi diagonal i origjinës është i mundur me materialet (inputet) e marra nga disa vende partnere në tregtinë e lirë, me kusht që të gjithë të zbatojnë të njëjtat rregulla origjine, bazuar në protokollet e origjinës së marrëveshjeve të tregtisë së lirë ne fuqi si dhe në kuadër të rregullave të origjinës preferenciale sipas Konventës Rajonale PAN-EURO-MED. Rregullat e origjinës preferenciale sipas Konventës Rajonale sigurojnë kumulimin e origjinës në zonën Pan-Euro-Med.
 
Brënda zonës CEFTA-2006 kumulimi diagonal i origjinës lejohet për materialet dhe produktet me origjinë preferenciale nga të gjitha vendet nënshkruese si Maqedonia, Bosnja- Hercegovina, Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Moldavia.
 
Sa për eksportet preferenciale të palëve të mëposhtme CEFTA: Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria dhe Kosova kumulimi diagonal është i lejuar për materialet dhe produktet me origjinë në BE dhe anasjelltas.
 
Marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Turqisë lejon kumulimin e origjinës për materilet e mbuluara nga Bashkimi Doganor BE-Turqi dhe produktet me origjinë në Komunitet Evropian, Maqedoni, Mali i Zi, Serbi dhe Bosnje & Hercegovinë.
 
Brënda zonës preferenciale SAP+, kumulimi diagonal i origjinës lejohet për materialet dhe produktet me origjinë preferenciale nga  Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Vendet EFTA dhe vendeve të Komunitetit Evropian.
 
Bashkëngjitur do të gjeni informacioni lidhur me datat e zbatimit e Konventës Rajonale për rregullat e orgjinës preferenciale ose të protokolleve për rregullat e origjinës të cilat sigurojnë zbatimin e kumulimit diagonal ndërmjet palëve kontraktuese me këtë Konventë.
Datat e zbatimit të kumulimit diagonal nën zonën Pan-Euro-Med (Tabela nr.1), ndërsa në Tabelën nr.2 do të gjeni datat e zbatimit të kumulimit diagonal në rastet e tjera ndërmjet vendeve të BE, vëndeve anëtare të CEFTA-2006 dhe Turqisë.

Matrica e kumulimit Diagonal të Origjinës