Ndërrimi i rezidencës, Martesë,Trashëgimia, Studentët

Legjislacioni doganor ndër të tjera parashikon përjashtim nga detyrimet doganore të importit për mallrat e importuara në rastet e ndërrimit të rezidencës, në raste martese, trashëgimie dhe për studentët.

Ndërrimi i rezidencës

Personat Fizik, që ndryshojnë vendqëndrimin e tyre të zakonshëm nga një vend tjetër në Republikën e Shqipërisë, gëzojnë të drejtën e përjashtimit nga detyrimet doganore për sendet e tyre vetjake.

→ Më shumë

Mallrat në rast martese

Veshjet martesore dhe sendet shtëpiake të reja ose jo, që i përkasin një personi që transferon vendbanimin e tij të zakonshëm nga një vend tjetër në Shqipëri përjashtohen nga detyrimet doganore.

→ Më shumë

Studentët

Veshjet shkollore, materialet shkollore dhe sendet e tjera për përdorim shkollor nga studentet e huaj që do të qëndrojnë ne Shqipëri për qëllime studimi përjashtohen  nga detyrimet doganore.

→ Më shumë

Trashëgimia

Pasuria personale e përfituar nëpërmjet trashëgimisë, nga një person fizik me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri, përjashtohet nga detyrimet doganore.

→ Më shumë