Studentët

Në nenet e mëposhtme të Dispozitave Zbatuese (V.K.M. Nr.919 datë 29.12.2014) të Kodit Doganor sqarohen kushtet për të përfituar përjashtimin:

Neni 114

Përjashtime për nxënësit dhe studentët

 

1. Uniformat shkollore, materialet e studimit dhe pajisjet shtëpiake që përbëjnë në vetvete materiale të zakonshme për dhomat studentore dhe që u përkasin nxënësve ose studenteve të huaj që do të qëndrojnë në territorin doganor të Republikës së Shqipërisë për qëllime studimi dhe u nevojiten atyre për përdorim vetjak gjatë kohës së studimeve të tyre, përjashtohen nga detyrimet e importit.

2. Për qëllim të pikës 1:

a) Nxënës ose student” është çdo person i regjistruar në një institucion edukimi për të ndjekur me kohë të plotë mësimet e ofruara në këtë institucion;

b) “Uniformë” është veshmbathje, shtresa shtëpiake, si dhe veshje, të reja ose jo;

c) “Materiale shkollore” janë sendet dhe instrumentet (përfshirë makinat llogaritëse dhe makinat e shkrimit), që zakonisht përdoren nga nxënësit apo studentët për nevoja të studimeve të tyre.

 

Neni 115

Kufizim

 

Përjashtimi lejohet të paktën njëherë për çdo vit shkollor.