Import/Eksport/Tranzit

Importi i mallrave (Vënia në qarkullim të lire e mallrave)
Vendosja në qarkullim të lire u jep mallrave joshqiptare statusin doganor të mallrave shqiptare.Kjo sjell zbatimin e masave të politikës tregtare, kryerjen e formaliteteve të tjera të parashikuara për importimin e mallrave si edhe pagesën e detyrimeve të importit.

Informacioni për Importin e mallrave gjendet në nenet 103 - 106 të Ligjit nr. 8449, datë 27.01.1999 - Kodi Doganor

Eksporti i mallrave
Regjimi i Eksportit lejon që mallrat shqiptare të dalin nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë. Eksportimi sjell zbatimin e formaliteteve të daljes, duke përfshirë edhe masat e politikës tregtare dhe, kur është rasti detyrimet e eksportit.
Informacioni për Eksportin e mallrave gjendet në nenet 181-182 të Ligjit nr. 8449, datë 27.01.1999 - Kodi Doganor, si dhe nenet 428-441 të VKM nr.205, dt13.04.1999.

Dokumentat e domosdoshëm për Importin dhe Eksportin e mallrave, përcaktohen në: nenet 142 dhe 145 të VKM nr.205, dt13.04.1999

Tranziti i mallrave
Regjimi i tranzitit lejon lëvizjen nga një pikë në tjetrën, brenda territorit doganor të Republikës së Shqipërisë të:

  1. mallrave jo shqiptare, pa ia nënshtruar këto mallra detyrimeve të importit dhe detyrimeve të tjera ose masave të politikës tregtare.
  2. mallrave shqiptare, të cilat u nënshtrohen masave për eksportimin e tyre drejt vendeve të tjera dhe për të cilat janë kryer formalitetet përkatëse doganore për eksport.

Informacioni për Tranzitin e mallrave gjendet në nenet 114-120 të Ligjit nr. 8449, datë 27.01.1999 - Kodi Doganor, si dhe nenet 182-232 të VKM nr.205, dt13.04.1999.

Manual udhëzues nr.10 datë 19/12/2016 "Mbi zbatimin e proçedurave për transititn e përbashkët Shqipëri - Kosovë"

Në regjimin e tranzitit mund të përdoret edhe “TIR Carnet”.
“TIR carnet” do të thotë: një dokument ndërkombetar transporti që lejon transportimin e mallrave nga zyra doganore e nisjes për në zyrën doganore të destinacionit nën proceduren TIR, të përcaktuar me anë të Konventës TIR.
Informacioni për Carnet TIR gjendet në  nenin 223 deri 230 të VKM nr.205 dt.13.04.1999.