Deklarimi në doganë

Deklarimi në doganë është paraqitja e mallrave që hyjnë ose dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë  pranë autoriteteve doganore për të kryer procedurat  sipas njërës nga mënyrat e deklarimit.

Informacioni për mënyrat e deklarimit në doganë gjendet në nenet 65 - 74 dhe 84 - 101 të  Ligji 8449, date 27.01.1999 nenet 121-159 te VKM 105,  date 13.04.1999 (e ndryshuar),  Udhëzimi nr. 1, datë 14.01.2011 si dhe Udhëzimi nr.1/1 datë 11.08.2014.

Përfaqësimi në dogane: Çdo person fizik apo juridik ka të drejtë të deklarojë mallrat në doganë nëpërmjet një përfaqesuesi. Perfaqesimi  mund të jetë:

  1. Përfaqësim i drejtpërdrejtë: kur përfaqësuesi deklaron në emër dhe për llogari të të përfaqsuarit.
  2. Përfaqësim i tërthortë: kur përfaqësuesi deklaron në emër të tij dhe për llogari të të përfaqesuarit.

Informacioni për përfaqësimin në doganë gjendet në nenin 17 të Ligji 8449, datë 27.01.1999, nenet 30-43 të VKM 105,  datë 13.04.1999 (e ndryshuar), si dhe Udhëzimi nr. 3, datë 11.11.2009.

 

Manual Per Deklarimin e Thjeshtuar