MTL

Marrëveshjet e Tregtisë së Lirë që Shqipëria ka me vende apo grup vendesh të ndryshme.


Marrëveshja e Stabilizim Asociimit
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Komunitetit Europian e Shteteve të tij anëtare dhe Republikës së Shqipërisë Ligji Nr 10 Datë 12/02/2009

Protokolli i zgjerimit të MSA
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (pdf)

Protokolli i MSA pas  anëtarësimit të Kroacisë në BE

Marrëveshja me vendet anëtare të CEFTA 2006
Marrëveshja për amendimin dhe zgjerimin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore (CEFTA) konsiderohet si Marrëveshje e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Bosnjes dhe Hercegovinës, Republikës së Kroacisë, Republikës së Maqedonisë, Republikës së Moldavisë, Republikës së Malit të Zi, Republikës së Serbisë dhe Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë u nënshkrua në Bukuresht më 19 Dhjetor 2006 dhe filloi të zbatohet më datë 26.07.2007 për Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Moldavinë dhe UNMIK-Kosovë. Në datë 22/08/2007 filloi të zbatohet për Republikën e Kroacisë, me 24.10.2007 për Republikën e Serbisë dhe në datë 22/11/2007 filloi të zbatohet edhe për Republikën e Bosnje-Hercegovinës.
Përmes saj sigurohet që vendet e Rajonit të vendosin bazat për liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë në rajon si një domosdoshmëri për rritjen e përgjithshme ekonomike në këto vende, në funksion të zgjerimit të marrëdhënieve me Bashkimin Europian, me qëllim përfundimtar integrimin e mëtejshëm në sistemin tregtar shumëpalësh si dhe anëtarësimin e vendeve të Rajonit në Bashkimin Europian.

Marrëveshja CEFTA (pdf)
Protokolli i Marrëveshjes CEFTA (pdf)      
Protokoll shtese 3 CEFTA-2006                                                                                                                                                                                             

Vendimi Nr 3/2013 i Komitetit të Përbashkët të MTL CEFTA 2006

Bazuar në Vendimin e Komitetit të Përbashkët të MTL CEFTA Nr  3/2013 lidhur me vendet e Ballkanit që janë pjesë e MSA  të cilat do të përfshihen në zonën e kumulimit të origjinës nëpërmjet Konventës PAN-EURO-Mediteriane të Origjinës të:

Aneksi 4 i MTL CEFTA-2006 lidhur me Përkufizimi i konceptit të “produkteve origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrative” do të zëvëndësohet nga Rregullat e Origjinës Preferenciale të Shtojcës I dhe Shtojcës II të Konventës PanEuroMed.

Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina zbatojnë në tregtinë ndërmjet tyre Rregullat e Origjinës Preferenciale bazuar në Shtojcën I dhe Shtojcën II të Konventës PanEuroMed.     

Vendimi Nr  3/2013 i Komitetit të Përbashkët të MTL CEFTA 2006                                                                                        

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Turqisë ka hyre në fuqi më datë 01/05/2008, pasi u ratifikua përmes ligjit nr 9733 datë 14/05/2007.
Marrëveshja e tregtisë së lirë është një marrëveshje asimetrike, që do të thotë se mënyra dhe shkalla e liberalizimit është e ndryshme.
Eksportet e produkteve industriale me origjine shqiptare drejt Turqisë nuk gjejnë tarifa doganore, ndërkohë që importet e produkteve industriale turke në Shqipëri, për disa produkte industriale të ndjeshme do ti nënshtrohen reduktimit të tarifave doganore duke shkuar në eliminimin e tyre në fund të një periudhe tranzitore prej 5 vjetësh. Lidhur me produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra tjetrës kuota tarifore. Të gjitha produktet e tjera bujqësore ose bujqësore të përpunuara, si dhe të gjitha sasitë e importuar në të dy vendet mbi koncesionet e mësipërme do të importohen në të dy vendet duke ju nënshtruar tarifave doganore.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë (pdf)
Protokolli i 2-të shtesë me Turqinë (pdf)

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve EFTA dhe marrëveshjet për bujqësinë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës e Principatës së Lihtenshtejnit, Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Norvegjisë dhe Republikës së Shqipërisë e Republikës së Islandës (Ligji Nr 10288 datë 17/06/2010), ka hyrë në fuqi më: 01 Nëntor 2010 ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Konfederatës së Zvicrës dhe Principatës së Lihtenshtejnit;
01 Gught 2011 për Norvegjinë dhe,
01 Tetor 2011 për Islandën.
Nëpërmjet kësaj marrëveshje dhe marrëveshjeve shtesë për bujqësinë Shqipëria dhe shtetet e EFTA-s krijojnë një zonë të tregtisë së lirë, me qëllim nxitjen e prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik, duke synuar arritjen e liberalizimit gradual dhe hapjen e tregjeve midis tyre.

Marrëveshja EFTA (pdf)

Konventa Rajonale
Konventa Rajonale për rregullat e origjinës preferenciale Pan - Euro – Med është një instrument i vetëm ligjor të vërtetë i cili zëvëndëson një rrjet kompleks të protokolleve të ndryshme të origjinës së marrëveshjeve të tregtisë së lirë.

Konventa Rajonale