Mallrat e akcizes

Limitet në import   
Kufiri i lejuar i pataksueshëm:

 Neni 10 i Ligjit 61/2012:

ç) Produktet e akcizës të importuara në bagazhin personal të pasagjerëve ose të importuara përmes mjeteve të tjera të transportit ndërkombëtar, sipas limiteve të pataksueshme, parashikuar në legjislacionin doganor.
ç.1) Për produktet e duhanit ,në rastin e importimit për konsum personal, sipas sasive të mëposhtme:

i) 200 cigare;
ii)100 cigarillo;
iii) 50 puro;
iv) 250 gramë duhan ose përzgjedhje në përpjesëtim të drejtë të këtyre produkteve të ndryshme.

ç.2) Për alkoolin dhe pijet alkoolike, në rastin e importimit për konsum personal, sipas sasive të mëposhtme:

i) 1 litër pije të distiluara dhe alkoole me fortësi alkoolike ndaj volumit më të lartë se 22 për qind, ose alkool etilik i pa denatyruar me forcë alkoolike ndaj volumit 80 për qind dhe më shumë;
ii) 2 litra: pije të distiluara dhe alkoole dhe aperitivë me bazë vere ose alkooli, tafia, sake, ose pije të ngjashme me fortësi alkoolike ndaj volumit që nuk e kalon 22për qind, ose verëra të gazuara, likere, ose një përzgjedhje në përpjesëtim të drejtë të këtyre produkteve të ndryshme;
iii) 2 litra verëra të zakonshme;
iv) 10 litra birrë.

ç.3) Për produkte të tjera, në rastin e importimit për konsum personal, sipas sasive të mëposhtme: 3 kg kafe.