Mallrat e falsifikuara ose pirate

Udhëtarët nuk mund të importojnë dhe/ose të eksportojnë  brenda/jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë mallra që cenojnë të drejtat e pronësisë intelektuale. Aktivitete të tilla janë të dënueshme sipas dispozitave ligjore në fuqi. Përjashtim nga ky rregull bëjnë mallrat, pjesë e bagazhit personal të udhëtarit, të cilat janë të një natyre jo-tregtare, brenda limiteve të lejuara të duty free, dhe për të cilat nuk ka tregues të dyshimtë, që janë pjesë e trafikut tregtar.

Çdo udhëtar këshillohet që të sigurohet që mallrat që importon dhe/ose eksporton të mos shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.