Apelime

Apelimet, në zbatim të Ligjit Nr. 8449, datë 27.01.1999 “Për Kodin Doganor të Republikës së Shqipërsië ”, për mallrat e importuara në Republikën e Shqipërisë.
Me apelim do të kuptohet e drejta e cdo individi si dhe personi juridik apo fizik të ankohet kundër një vendimi të marrë ndaj tij nga autoritetet doganore:
Një apelim mund të ngrihet kundër nje vendimi për vendosjen e një sanksioni të caktuar nga autoritetet doganore, në lidhje me vlerësimin doganor, në lidhje me një masë ndëshkimore apo proçedurë rekrutimi (konkurset ) etj.
E drejta e apelimit parashikohet në nenet 18; 19 dhe 289  të Kodit Doganor.

RREGULLAT

  1. Apelimi kundër vendimit për të paguar një gjobë

Proçedura e apelimit kundër vendimit për të paguar një gjobë është parashikuar në nënin 289 të Kodit Doganor. Një operator ekonomik për të mundësuar një proçedurë sa më të saktë apelimi, duhet të ndjeki këto proçedura.

  1. Brenda 5 ditëve nga marrja e njoftimit në lidhje me vendimin për një gjobë ndaj tij, operatori ekonomik duhet të paraqëse një kërkesë – ankimore me shkrim pranë Drejtorisë së  Përgjithshme të Doganave.
  2. Kjo kërkesë ankimore duhet të përmbajë, një përshkrim të detajuar të ngjarjes për të cilin subjekti ankohet. Kërkesa ankimore duhet të evidentojë:
    • Gjeneralitet e Operatorit ekonomik që po ankohet;
    • Lendën me përcaktimin kërkesë- ankimore;
    • Numrin dhe datën e vendimit ndaj të cilit bëhet ankim;
    • Gjeneralitet e strukturës së Administratës Doganore që e ka marrë vendimin;
    • Llojin e shkeljes së kryer dhe bazën ligjore referuese për daljen e vendimit;
    • Arsyet e operatorit ekonomik përse nuk është dakort me vendimin;
    • Bazën ligjore në të cilën ai mbështetet;
    • Adresën ku e pret përgjigjen e kësaj kërkese.
       
  3. Gjithashtu mbështetur në Kodin Doganor të Republikës së Shqipërisë me qëllim marrjen në shqyrtim të kërkesës ankimore operatori ekonomik duhet detyrimisht që të ketë paguar:
  1. Detyrimin Doganor të papaguar 100%;
  2. 40% të gjobës (me kusht që ajo të mos jetë më e madhe së shuma e detyrimit doganor të papaguar).

Mosplotësimi i këtyre kushteve sjell si pasojë mos shqyrtimin e kërkesës ankimore nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.
Dokumentacioni i kërkuar për proçedurat e apelimit kundër vendimit për të paguar një gjobë, me qëllim që kërkesa Juaj të mos kthehet pa u marrë në shqyrtim nga Administrata Doganore,  është si më poshtë:

  1. Një fotokopje të dokumentit bankar me të cilin të vertetohet se është bërë pagesa e plotë e detyrimit doganor të papaguar si dhe 40% të gjobës se ju është vendosur.

Pagesa kryhet në çdo bankë, si më poshtë:
Numri i Llogarisë 010203078, “Të ardhura pezull 40% gjobë, për thesarin, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave”

  1. Fotokopje të Deklaratës Doganore/ sipas regjimit;
  2. Fotokopje të Faturës;
  3. Dokumentave të transportit;
  4. Deklaratën e eksportit;
  5. Kontratat e furnizimit;
  6. Çertifikatën e cilësisë;
  7. Çertifikatë Klasifikimi Tarifor nga Laboratori Kimik Doganor;
  8. Dokument tjetër specifik sipas rasteve spacifike.