Regjimi i pezullimit të akcizës

- “Regjim i pezullimit të detyrimeve” është një regjim që zbatohet në prodhimin, përpunimin, mbajtjen ose lëvizjen e mallrave të akcizës të pambuluara nga një procedure doganore pezulluese ose regjim doganor pezullues, i cili ka pezulluar pagesën e aksizës.

- Autorizim akcize” është autorizimi i lëshuar nga autoritetet doganore ndaj një personi fizik ose juridik përmes të cilit, këta të fundit, si pjesë e aktivitetit të tyre, mund të presin, prodhojnë, ruajnë/magazinojnë ose të kryejnë operacione të tjera me produktet e akcizës në magazinat fiskale dhe të dërgojnë produkte akcize nën regjimin e pezullimit të detyrimeve.

- “Magazinë fiskale” është një ambjent, qartësisht i ndarë nga ambjentet e tjera,  ku produktet e aksizës prodhohen, përpunohen, mbahen,  priten ose dërgohen  nën një rregjim pezullues të detyrimeve nga një depozitues i miratuar, në ushtrimin e aktivitetit të tij, sipas kushteve të përcaktuara nga autoritetet doganore.