Marrëdhënie Ndërkombëtare

Takimi i 13-të i Këshillit të SELEC

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Shqiptare, mori pjesë në Takimin e 13-të të Këshillit të SELEC në Bukuresht, Rumani. Në këtë takim ishin ftuar përfaqësues të niveleve të larta nga Policia dhe Doganat e Vendeve Anëtare të SELEC, Anëtarët e Këshillit, si dhe delegatë të Partnerëve të SELEC.

 

Takim me Z. Toni Jakimovski, Drejtorin e Përgjithshëm të Qëndrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC)

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave znj. Belinda Ikonomi priti në një takim pune, Drejtorin e Përgjithshëm të Qëndrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC) z. Toni Jakimovski.

 

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave znj. Pranvera Fagu zhvillon një vizitë pune në Izrael

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave znj. Pranvera Fagu (Behushi) zhvilloi një vizitë pune në Jeruzalem, me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës Doganore Izraelite, z. Avraham Ben Ardete.

 

DOGANA SHQIPTARE DHE MAQEDONASE RIKONFIRMOJNE VULLNETIN PER INTENSIFIKIM TE BASHKEPUNIMIT

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave znj. Pranvera Fagu (Behushi) priti në Pogradec Drejtoreshën e Përgjithshme të Doganave të Maqedonisë, znj. Natasa Radeska Krstevska, në takimin e radhës dypalësh, ndërmjet administratave doganore.

 

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave znj. Fagu takohet me homologun malazez z. Vladan Joković

Fillimisht, zonja Fagu dhe zoti Joković rikonfirmuan vullnetin për të çuar më tej bashkëpunimin në të gjitha nivelet dhe fushat me interes të përbashkët, por fokus kryesor në këtë takim ishte bashkëpunimi në fushën Operativ-Hetimore. Në këtë kuadër, u ra dakord që të intensifikohen bashkëpunimi veçanërisht në fushën e inteligjencës dhe realizimin e operacioneve të përbashkëta të anti-kontrabandës.

 

 

DREJTORESHA E PËRGJITHSHME E DOGANAVE ZNJ. PRANVERA FAGU (BEHUSHI) ZHVILLOI NJË VIZITË PUNE NË ADMINISTRATËN DOGANORE AUSTRIAKE

Fillimisht, delegacioni u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore dhe Doganore austriake z. Hans-Georg Kramer, të cilit Drejtoresha Fagu i shprehu mirënjohje dhe falënderime për të gjithë asistencën që i kanë dhënë në vite Administratës Doganore shqiptare, në fusha të ndryshme. Gjithashtu, Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave shprehu gatishmërinë për të çuar përpara bashkëpunimin ndërmjet dy administratave doganore.

 

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave znj. Pranvera Fagu (Behushi) zhvilloi një vizitë pune dyditore në Ankara, Turqi, me ftesë të Ministrisë së Doganave dhe Tregtisë së Turqisë

Në fokus të kësaj vizite ishte nënshkrimi i Memorandumit të Mirëkuptimit për krijimin e një Komiteti të Përbashkët Doganor, me qëllim promovimin e bashkëpunimit në çështjet doganore. Memorandumi u nënshkrua Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave znj. Pranvera Fagu (Behushi) dhe për Ministrinë e Doganave dhe Tregtisë së Turqisë, nga Nënsekretari Cenap Aşci.