Kuadri Ligjor

Drejtoria e Kontrollit Pas Zhdoganimit i ushtron fuksionet, detyrat dhe kompentencat e saj bazuar ne Kodin Doganor ne nenin 102.

Neni 102

1. Autoritetet doganore me nismën e tyre ose me kërkesë të deklaruesit mund të korrigjojnë deklaratën doganore pas çlirimit të mallrave.

2. Autoritetet doganore, pasi të kenë lejuar çlirimin e mallrave dhe me qëllim që të sigurohen për saktësinë e të dhënave të deklaratës doganore, mund të verifikojnë dokumentet tregtare dhe të dhënat që lidhen me veprimet e importit e të eksportit, si dhe veprimet e mëtejshme tregtare që kanë të bëjnë me këto mallra. Ky verifikim mund të kryhet në mjediset e deklaruesit ose të çdo personi, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të përfshirë në veprimet e mësipërme për arsye të veprimtarisë së tij profesionale, ose të çdo personi tjetër në zotërim të të cilit janë dokumentet e të dhënat e mësipërme për qëllime tregtie. Autoritetet doganore mund të kontrollojnë edhe mallrat, kur paraqitja në doganë e tyre është ende e mundur.

3. Kur rishikimi i deklaratës doganore ose verifikimi I saj pas çlirimit të mallrave tregon se dispozitat për regjimet doganore në fjalë janë zbatuar në bazë informacionesh të pasakta e të paplota, autoritetet doganore, veç zbatimit të sanksioneve të parashikuara në pjesën VIII të këtij Kodi marrin, në përputhje me dispozitat në fuqi, masat e nevojshme për të rregulluar situatën, duke u mbështetur në informacionin e ri që  disponojnë.