Misioni

Drejtoria e Kontrollit Pas Zhdoganimit (Aposteriori) ka per detyre:

  • Te kryeje kontrolle dokumentare dhe fizike, pas clirimit te mallrave, me qellim verifikimin dhe kontrollin e te gjithe dokumentacionit tregtar dhe cdo te dhene tjeter qe lidhet me veprimet e import-eksportit te operatorit ekonomik si dhe mbi te gjitha veprimet e metejshme tregtare qe kane te bejne me keto mallra. Keto kontrolle do te behen prane ambjenteve te operatoreve ekonomik si dhe permes rishqyrtimit te praktikave doganore ne ambjentet e degeve doganore.
  • Te ndermarre me inisiativen e vet apo me kerkesen e operatorit ekonomik rishikimin dhe verifikimin e saktesise se te dhenave te Deklarates Doganore. Ky rishikim do te behet mbi baza rastesore, apo te nje dyshimi te mundshem per kryerjen e shkeljeve doganore.
  • Te pergatise dhe te analizoje raporte mbi baza statistikore te cilat do te perdoren si kritere risku per pergatitjen e planeve te punes dhe kontrolleve qe do te kryen.
  • Te perpunoje dhe analizoje te dhenat e siguruara permes strukturave te tjera te Administrates Doganore si dhe permes marreveshjeve te ndryshme doganore dypaleshe, te nenshkruara nga ana jone.
  • Te bashkerendoje dhe te kontrolloje punen e specialisteve te kontrollit pas zhdoganimit te cilet jane prane degeve doganore.
  • Te bashkepunoje me te gjitha Drejtorite e tjera si dhe Deget Doganore, me qellim realizimin e kontrolleve efektive.