Trajnime

Të Mësuarit dhe Zhvillimi është thelbësor për performancën individuale, zhvillimin personal dhe professional, gjithashtu edhe për suksesin e Administrates Doganore. Investimi në Zhvillimin e Burimeve Njerezore  është ne fokus të politikave të menaxhimit të organizates.

Në filozofinë tonë të mesuarit dhe puna janë të integruara në aktivitetin e cdo punonjësi, të cilët  kanë mundësi të rrisin performancën e tyre me anë të kurseve dhe programeve trajnuese që zhvillohen brenda dhe jashtë vendit. Në programet e trajnimeve të hartuara sipas nevojave synohet të mbulohen të gjitha fushat e aktivitetit të Administratës Doganore lidhur me procedurat dhe detyrimet doganore, kuadrin ligjor, borxhin doganor, vlera doganore, llogaritja dhe taksimi etj.

Në realizimin e trajnimeve përdoret në një masë të gjerë ekspertiza e punonjësve tanë me njohuri dhe experiencë të thelluar në fushën doganore.

Ndër vite, Administrata Doganore  ka krijuar dhe vazhdon të krijojë marrëdhënie të frytshme me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, të cilët kanë reputacion shumë të lartë në fushën e trajnimeve, si dhe me donator dhe eksperte të ndryshëm, kryesisht në fushën e aderimit dhe të bashkepunimit me EU.

Trajnimi i vazhdueshem ka sjelle që të kemi punonjës të aftë dhe eficentë, që pasqyrohet në arritjet e institucionit tonë.

Shumë punonjës  kanë marrë pjesë në trajnime jashtë vendit, gjë qe  tregon rëndësinë që ADSH jep për integrimin e stafit me zhvillimet dhe sfidat që aderimi në EU sjell para Administratës sonë.

Trajnimet e Vitit 2016