Kush jemi ne

Deklarata e Misionit

Misioni i Administratës Doganore Shqiptare është:

  •  të ruajë interesat financiarë dhe ekonomikë të Shqipërisë
  •  të garantojë sigurinë dhe mbrojtjen e shoqërisë dhe të partnerëve tanë të biznesit duke u mbështetur në menaxhimin e riskut dhe kontrolle efikase dhe efektive
  •  të lehtësojë tregtinë duke implementuar metoda dhe teknologji moderne pune
  •  të bashkëpunojë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar me të gjithë aktorët përkatës

 

Vizioni

Vizioni i Administratës Doganore Shqiptare duhet të jetë:

  • në harmoni të plotë me standardet dhe praktikat më të mira të BE
  • një institucion publik modern, profesional, i paanshëm, i ndershëm, i besueshëm dhe i pakorruptuar
  • një partner mbështeës i komunitetit tregtar dhe ruajtës efikas i shoqërisë dhe zinxhirit të furnizimit