Mallra të Ndaluar/Kufizuar

  • Armët
    • Ndalohet veprimtaria e paligjshme e dhurimit, këmbimit dhe trafikut të armëve të zjarrit dhe të municioneve të tyre.
    • Lejohet të sillen armë gjahu nga jashtë, kur personi fizik a juridik është i pajisur me leje përkatëse nga organet e Policisë.
  • Lëndët Radioaktive
    • Personat fizikë ose juridikë, të pajisur me licencë, kanë përgjegjësi ligjore për mbrojtjen, sigurinë dhe sigurimin nga burimet e rrezatimit jonizues, si dhe për zbatimin e dispozitave të parashikuara në këtë ligj e në akte të tjera, të dala në zbatim të tij.
    • Personat fizikë ose juridikë, përdorues të burimeve të rrezatimit jonizues, janë të detyruar të kalojnë në proces kontrolli teknik aparaturat, burimet e rrezatimit jonizues, sipas kritereve të parashikuara në rregulloren përkatëse.
  • Mallrat me përdorim të dyfishtë
    • Mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë janë ato mallra, lista e të cilave miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave, të përditësuar në zbatim të Ligjit nr.9707, datë 05.04.2007, “Për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import - eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.
    • Mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë edhe gjatë importit, eksportit, kalimit transit, për qëllime jotregtare dhe që mbahen nga udhëtarët në sasi të vogla, janë objekt liçensimi nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve dhe kontrollohen nga Shërbimi Doganor.
  • Mbetjet
  • Lëndët ozonholluese
    • Importimi i pajisjeve ftohëse të përdorura është i ndaluar (VKM 290/2010, Shtojca 3)
    • Personat fizikë dhe juridike që Importojnë dhe hedhin në treg, eksportojnë e tranzitojnë produkte dhe përzierje që përmbajnë substanca ozonholluese dhe pajisjet që i përdorin ato, të percaktuara në Anekset A, B, C dhe E të Protokollit të Montrealit, nuk mund të kryejnë proçedurat doganore, në rast se nuk paraqesin lejen mjedisore të leshuar nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave.
  • Llojet e rrezikuara të faunës dhe florës së egër
    • Janë të ndaluara sipas Ligjit Nr.9867, datë 31.1.2008: a) zotërimi dhe mbajtja nën kontroll, për qëllime tregtimi, e individëve të llojeve të listuara në anekse; b) tregtimi, ekspozimi dhe ofertimi për shitje ose bërja të ditur publikut e individëve të llojeve të listuara në anekse, të cilat janë importuar; c) tregtimi ndërkombëtar i individëve të llojeve të listuara në anekse me mënyra, forma e mjete, që nuk garantojnë trajtimin e duhur shëndetësor të tyre.
    • Eksporti, importi dhe rieksporti i çdo individi të llojeve, të përfshira në anekse dhe në listën vendase, kryhen vetëm pasi personi fizik apo juridik pajiset me lejen përkatëse, të cilën e paraqet në organet doganore.

 

Linja e Luftës kundër trafikut të drogave dhe lëndeve të tjera

  • Ndalohet importimi, eksportimi, tranzitimi tregtimi, i lëndëve narkotike dhe psikotrope, dhe përbëjnë veper penale dhe dënohen sipas legjislacionit penal në fuqi, në  referencë të detyrimeve të përcaktuara në Ligjin Nr. 8874, datë 29.3.2002 “Per kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe psikotrope“.
  • Ndalohet importimi, eksportimi, kalimi tranzit i bimëve, barnat narkotike dhe lëndë psikotrope me prejardhje natyrore ose sintetike, lëndëve dhë përgatesave të tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë, në referencë të detyrimeve të përcaktuara në Ligjin Nr.7975, datë 26.7.1995 “Për barnat narkotike dhe lendët psikotrope”;
  • Ndalohet Trafikimi i qenieve njerëzore dhe kontrabandimit të njerëzve, i cili  nënkupton transportimin,transferimin, marrjen e personave me anë të kërcënimit, përdorimit të forcës apo formave të tjera të shtrëngimit, rrëmbimit, mashtrimit, për qëllime shfrytëzimi, në reference te detyrimeve te percaktuara në VKM Nr.1140, dt. 30/07/2008 “Per miratimin e Strategjise Ndersektoriale te Luftes Kunder Krimit te Organizuar, Trafiqeve dhe Terrorizmit”, VKM nr. 1103, date 14.11.2009 “Per miratimin e Planit te Veprimit te Strategjise ndersektoriale te Luftes kunder Krimit te Organizuar, Trafiqeve dhe Terrorizmit”,  Ligj nr. 9642 date 20.11.2006 “Per ratifikimin e Konventes se Keshillit te Europes ‘Per masat kunder trafikimit te qenieve njerzore”     

Per objektet e Trashegimise Kulturore dhe Veprat e Artit

Ne zbatim te Kodit Doganor dhe te kuadrit ligjor ne fuqi per mbrojtjen e objekteve te trashegimise kulturore dhe te veprave te artit, Sherbimi Doganor ushtron kontroll per garantimin e respektimit te kërkesave ligjore, mbi bazen e te cilave përcaktohet se eshte detyrim qe importi, eksporti dhe tranzitimi i ketyre objekteve te deklarohet ne hyrje / ne dalje nga territori i Republikes se Shqiperise.

Per kryerjen e procedurave doganore të importit, eksportit dhe tranzitit te objekteve te trashegimise kulturore dhe te veprave te artit, subjektet duhet te paraqesin dokumentacionin e përcaktuar ne ligj, sa me poshte vijon:

Per objektet e trashegimise kulturore

  1. pasaporta e objektit “Objekt i Trashegimise Kulturore” (me ngjyre te verdhe), e leshuar nga Qendra Kombetare e Inventarizimit te Pasurive Kulturore (QKIPK), si dhe
  2. leja e transferimit te objektit, e leshuar nga Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve;

Per veprat e artit

  1. pasaporta e objektit “Veper arti” (me ngjyre jeshile), e leshuar nga Qendra Kombetare e Inventarizimit te Pasurive Kulturore (QKIPK), si dhe
  2. leja e transferimit te objektit, e leshuar nga Qendra Kombetare e Inventarizimit te Pasurive Kulturore (QKIPK)

Per me teper informacion, mund te vizitoni faqet zyrtare web te Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve: http://www.mtkrs.gov.al/; dhe te Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kulturore : http://www.qkipk.gov.al/ .

Baza Ligjore per objektet e Trashegimise Kulturore dhe Veprat e Artit

  1. Ligji nr. 8523, datë 09.09.1999 “Për aderimin e RSH në Konventën e UNESCO-S për mjetet e ndalimit dhe të parandalimit të importit, eksportit dhe transferimit të paligjshëm të pronësisë së pasurisë kulturore”;
  2. Ligji nr. 9806, datë 17.09.2007 “Për aderimin e RSH në Konventën Europiane “Për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike” (të rishikuar);
  3. Ligji nr. 9048, datë 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”.