Ndalimet dhe kufizimet

Lufta kundër trafikut të armëve, lëndëve radioaktive dhe kontrollit të mallrave të përdorimit të dyfishtë dhe i mbrojtjes së mjedisit
Nëse ju merrni mallra të ndryshëm nga jashtë, në të njëjten kohë ju jeni të përfshirë në rregulla të veçanta në lidhje me mallra të caktuar, kjo sipas kategorive të mëposhtëme, të tilla si:

Armet
Ligji nr. 7566, datë 25.5.1992 “Për armët”

  • Quhen armë në kuptimin e këtij ligji armët e zjarrit të çdo lloji e kalibri (armët luftarake, sportive, gjuetie e speciale dhe të prodhuara e të përshtatura në mënyrë artizanale), municionet e tyre, bombat e minat, si dhe armët e ftohta, si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjetet e tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje.
  • Ndalohet veprimtaria e paligjshme e dhurimit, këmbimit dhe trafikut të armëve të zjarrit dhe të municioneve të tyre.
  • Lejohet të sillen armë gjahu nga jashtë, kur personi fizik a juridik është i pajisur me lejen përkatëse nga organet e Rendit Publik.

Për më tepër informacion, mund të vizitoni faqen zyrtare të web-it të Minsitrisë së Brendshme: http://www.moi.gov.al/

Lëndet Radioaktive
Ligji nr.9973, datë 28.07.2008 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr.8025, datë 9.11.1995 “Per mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”

Vendim i Këshilli të Ministrave nr.563, datë 22.8.2007 “Për krijimin e qendrës së fizikës bërthamore të zbatuar dhe autoritetit atomik shqiptar, pranë universitetit të tiranës"

Importi, eksporti dhe transporti i materialeve radioaktive dhe materialeve bërthamore janë subjekt i rregullave strikte. Doganat monitorojne nëse importet, eksportet dhe transportet janë në përputhje me këto rregulla. Kjo ka të bëjë kryesisht pme monitorimin e licencave për import, eksport ose transit të leshuara nga Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet (KMR).

  • Personat fizikë ose juridikë, të pajisur me licencë, kanë përgjegjësi ligjore për mbrojtjen, sigurinë dhe sigurimin nga burimet e rrezatimit jonizues, si dhe për zbatimin e dispozitave të parashikuara në këtë ligj e në akte të tjera, të dala në zbatim të tij.
  • Personat fizikë ose juridikë, përdorues të burimeve të rrezatimit jonizues, janë të detyruar të kalojnë në proces kontrolli teknik aparaturat, burimet e rrezatimit jonizues, sipas kritereve të parashikuara në rregulloren përkatëse.

Për më tepër informacion, mund të vizitoni faqen zyrtare të web-it të Minsitrisë së Shëndetësisë: http://www.moh.gov.al/ si dhe http://www.ishp.gov.al/

Mallrat me përdorim të dyfishtë
Ligji nr. 9707, datë 05.04.2007 "Për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import-eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë"

Vendim i Këshillit të Ministrave nr.106, datë 9.2.2011 "Për miratimin e listës së mallrave ushtarake dhe të listës së mallrave e teknologjive, me përdorim të dyfishtë, që i nënshtrohen kontrollit shtetëror të import-eksporteve"

  • Mallrat ushtarake dhe mallrat e teknologjitë me përdorim të dyfishtë janë ato mallra, lista e të cilave miratohet me Vendim të Këshillit të Ministrave, të përditësuar në zbatim të ligjit nr.9707, datë 05.04.2007, “Për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import ‐ eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë”.
  • Mallrave strategjike janë mallrat të cilat, eksporti, importi dhe transiti në vende të caktuara është i ndaluar ose i lejuar vetëm nën kushte të caktuara. Kjo është për arsye të sigurisë dhe marrëveshjeve ndërkombëtare dhe ka të bëjë me mallra të veçanta që:
  • mund të përdoren për qëllime ushtarake
  • mund të përdoren për qëllime civile dhe ushtarake
  • mund të përdoret për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe / ose për transportuesit prodhimit për armë të tilla
  • Eksporti, importi dhe transiti i mallrave strategjike është i qeverisur nga rregulla strikte. Parimi bazë është se, importi, eksporti ose transiti kërkon një licencë ose duhet të raportohet pranë Autoritetit te Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE).

Informacion më të detajuar në atë që janë të njohur si regjimet e kontrollit të eksportit dhe në kontrollin e politikës së eksportit mund të gjenden në faqen e internetit të Autoritetit të Kontrollit Shteteror të Eksporteve (AKSHE) http://www.akshe.gov.al/

Mbetjet
Ligji Nr. 156, datë 10.10.2013 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”.

“Ndalohet në të gjitha rastet importimi i mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme në Republikën e Shqipërisë, referuar Ligji Nr. 156, datë 10.10.2013 “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar””

Vendim i Këshillit të Ministrave nr. 550, datë 22.8.2012, “Për disa ndryshime në vendimin nr. 825, datë 13.10.2010 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”

  • Tranziti ndërkombëtar dhe Eksporti nga territori i Shqipërisë i mbetjeve të listuara në “Listën e Gjelbër”, lejohet vetëm nëse për to është lëshuar autorizimi përkatës nga Ministri i Mjedisit.

Për më tepër informacion, mund të vizitoni faqen zyrtare të web-it të Ministrisë së Mjedisit: http://www.moe.gov.al

 

Lëndët ozonholluese
Ligji nr. 8463, datë 10.03.1999 “Per aderimin e Republikes se Shqiperise ne Konventen e Vjenes “Per mbrojtjen e shtreses se ozonit” dhe Protokollin e Montrealit “Per substancat qe hollojne shtresen e Ozonit””

Ligji nr. 8934, date 05.09.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”

VKM nr. 290, date 25.04.2010 “Per disa ndryshime dhe shtesa ne VKM nr. 453, date 23.06.2005 te Keshillit te Ministrave “Per Miratimin e listes se pajisjeve qe perdorin lende ozonholluese, te cilat ndalohen te prodhohen e te importohen, si dhe rregullat e proçedurat e zevendesimit te lendeve ozonholluese ne pajisjet ekzistuese””

  • Importimi i pajisjeve ftohese te përdorura eshte i ndaluar (VKM 290/2010, Shtojca 3).
  • Personat fizike dhe juridike qe Importojne dhe hedhin ne treg, eksportojne e tranzitojne produkte dhe perzierje qe permbajne substanca ozonholluese dhe pajisjet qe i perdorin ato, te percaktuara ne Anekset A, B, C dhe E te Protokollit te Montrelait, nuk mund te kryejne proçedurat doganore, ne rast se nuk paraqesin lejen mjedisore te leshuar nga Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujrave.

Për më tepër informacion, mund të vizitoni faqen zyrtare të web-it të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave: http://www.moe.gov.al

Llojet e rrezikuara te faunes dhe flores se eger
Shumë lloje bimore dhe shtazore kanë vdekur si rezultat i tregtisë intensive te ketyre specieve. Edhe më shumë specie të rralla do të shuhen në qoftë se nuk ndalohet tregetia e paligjshme e tyre. Ky është qëllimi në nivel global për të luftuar tregtinë e llojeve të rrezikuara të faunës së përmes ligjeve dhe rregulloreve.

Mbikqyrja doganore, kryesisht ka të bëjë me speciet e rrezikuara vendase dhe të huaj të kafshëve dhe bimëve, si dhe produkte të tyre, që janë sjellë në ose marrë jashtë territorit Shqiptar.

Ligji nr. 9021, datë 6.3.2003 Për aderimin e republikës së shqipërisë në “Konventën për tregtinë ndërkombëtare të specieve të rrezikuara të florës dhe faunës së egër (CITES)”

Ligj nr. 9867, date 31.01.2008 “ Per percaktimin e rregullave dhe te proçedurave per tregtimin nderkombetar te llojeve te rrezikuara te faunes dhe flores se eger”.

  • Janë të ndaluara
  •  a) zotërimi dhe mbajtja nën kontroll, për qëllime tregtimi, e individëve të llojeve të listuara në anekse;
  • b) tregtimi, ekspozimi dhe ofertimi për shitje ose bërja të ditur publikut e individëve të llojeve të listuara në anekse, të cilat janë importuar;
  • c) tregtimi ndërkombëtar i individëve të llojeve të listuara në anekse me mënyra, forma e mjete, që nuk garantojnë trajtimin e duhur shëndetësor të tyre.
  • Eksporti, importi dhe rieksporti i çdo individi të llojeve, të përfshira në anekse dhe në listën vendase, kryhen vetëm pasi personi fizik apo juridik pajiset me lejen përkatëse, të cilën e paraqet në organet doganore.

Për më tepër informacion, mund të vizitoni faqën zyrtare të web-it të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave: http://www.moe.gov.al

 

Lufta Kundër narkotikve

I.Prekursorët e lëndëve narkotike dhe psokotrope,
Në referencë të detyrimeve të përcaktuara në Ligjin Nr. 8874, datë 29.3.2002 “Per kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e paligjshëm të lëndeve narkotike dhe psikotrope“, prekursorët kategorizohen në tre kategori :

Prekursoret e kategorise 1:
Personat fizikë dhe juridikë nuk mund të kryejnë proçedurat doganore të importit, eksportit dhe tranzitit për lëndët kimike të Listës së kodeve tarifore Prekursore 1, nese nuk paraqesin:

  • Liçencën përkatëse të importit / eksportit, të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni i Dhënies së Licencës dhe Autorizimit për Barnat Narkotike dhe Lëndet Psikotrope, ( www.moh.gov.al kliko autorizimin).
  • Autorizimin Individual të importit / eksportit, të lëshuar nga Ministri i Shëndetësisë.

Prekursorët e kategorisë 2:
Personat fizikë dhe juridikë nuk mund të kryejnë proçedurat doganore të importit, eksportit dhe tranzitit për lëndët kimike të Listës së kodeve tarifore Prekursore 2, nëse nuk paraqesin:

  • Çertifikatën e Regjistrimit, të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni i Dhënies së Licencës dhe Autorizimit për Barnat Narkotike dhe Lëndët Psikotrope;
  • Autorizimin Individual të Hapur të importit / eksporti, të lëshuar nga Ministri i Shëndetësisë,

Prekursorët e kategorisë 3:
Personat fizikë dhe juridikë nuk mund të kryejnë proçedurat doganore të importit, eksportit dhe tranzitit për lëndët kimike të Listës së kodeve tarifore Prekursore 3,  nëse nuk paraqesin Çertifikatën e Regjistrimit, të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni i Dhënies së Licencës dhe Autorizimit për Barnat Narkotike dhe Lëndët Psikotrope www.moh.gov.al

1. Paraqitja e Çertifikatës së Regjistrimit nuk është i zbatueshëm në rast se:
Sasia e lëndës kimike (mallit) që importohet / tranzitohet / eksportohet është më e vogël së sasia e përcaktuar në Tabelen e Kuotave Vjetore,  kliko listen ;

II. Barnat Narkotike
Në referencë të detyrimeve të përcaktuara, në kuptim të  Ligjit Nr.7975, datë 26.7.1995 “Për barnat narkotike dhe lëndët psikotrope”  bazuar dhe në Konventën Unike  për Barnat Narkotike 1961 , Konventen për Lëndët Psikotrope 1971,  barnat narkotike dhe lëndë psikotrope me prejardhje natyrore ose sintetike janë një grup i vecantë lëndësh, përdorimi abuziv i të cilave dëmton shëndetin dhe krijon varësi të përdoruesit nga këto lëndë.

Lëndët dhe përgatesat e përfshira në këtë ligj janë klasifikuar në 3 tabela, I, II dhe III sipas masave të kontrollit që ushtrohen për këto lëndë.

Klasifikimi i tyre është bërë në bazë të shkallës së rrezikshmërisë për shëndetin që mund të sjellë keqpërdorimi i tyre dhe faktit nëse ato kanë ose jo përdorim mjekësor.

Tabela I: bimë dhe lëndë me rrezikshmëri të lartë që nuk përdoren në mjekësi dhe sipas nenit 11 ndalohet importimi, eksportimi, kalimi tranzit i bimëve, lëndëve dhë përgatesave te perfshira ne tabelën I në territorin e Republikës së Shqipërisë. (te klikohet lista)

Tabela II:bimë dhe lëndë me rrezikshmëri të lartë që përdoren në mjekësi. (kliko tabelen)

Tabela III: bimë dhe lëndë të rrezikshme që përdoren në mjekësi (kliko tabelen).

Lejohen vetëm personat juridikë privatë të pajisur me licencë për kryerje veprimtarie sipas nenit 14 dhe ndërmarrjet shtetërore të caktuara posaçërisht, që përdorin objekte dhe ndërtesa të pajisura me leje sipas nenit 31, mund të kryejnë tregtinë ndërkombëtare të bimëve, lëndëve dhe përgatesave të tabelave II dhe III. sipas nenit 44  eksporti/importi  i bimeve dhe lendeve dhe pergatesave te tabelave II dhe III behet vetem me autorizim te ministrit te Shendetesise.

Per objektet e Trashegimise Kulturore dhe Veprat e Artit

Ne zbatim te Kodit Doganor dhe te kuadrit ligjor ne fuqi per mbrojtjen e objekteve te trashegimise kulturore dhe te veprave te artit, Sherbimi Doganor ushtron kontroll per garantimin e respektimit te kërkesave ligjore, mbi bazen e te cilave përcaktohet se eshte detyrim qe importi, eksporti dhe tranzitimi i ketyre objekteve te deklarohet ne hyrje / ne dalje nga territori i Republikes se Shqiperise.

Per kryerjen e procedurave doganore të importit, eksportit dhe tranzitit te objekteve te trashegimise kulturore dhe te veprave te artit, subjektet duhet te paraqesin dokumentacionin e përcaktuar ne ligj, sa me poshte vijon:

Per objektet e trashegimise kulturore

  1. pasaporta e objektit “Objekt i Trashegimise Kulturore” (me ngjyre te verdhe), e leshuar nga Qendra Kombetare e Inventarizimit te Pasurive Kulturore (QKIPK), si dhe
  2. leja e transferimit te objektit, e leshuar nga Ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve;

Per veprat e artit

  1. pasaporta e objektit “Veper arti” (me ngjyre jeshile), e leshuar nga Qendra Kombetare e Inventarizimit te Pasurive Kulturore (QKIPK), si dhe
  2. leja e transferimit te objektit, e leshuar nga Qendra Kombetare e Inventarizimit te Pasurive Kulturore (QKIPK)

Per me teper informacion, mund te vizitoni faqet zyrtare web te Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve: http://www.mtkrs.gov.al/; dhe te Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kulturore : http://www.qkipk.gov.al/ .

Baza Ligjore per objektet e Trashegimise Kulturore dhe Veprat e Artit

  1. Ligji nr. 8523, datë 09.09.1999 “Për aderimin e RSH në Konventën e UNESCO-S për mjetet e ndalimit dhe të parandalimit të importit, eksportit dhe transferimit të paligjshëm të pronësisë së pasurisë kulturore”;
  2. Ligji nr. 9806, datë 17.09.2007 “Për aderimin e RSH në Konventën Europiane “Për mbrojtjen e trashëgimisë arkeologjike” (të rishikuar);
  3. Ligji nr. 9048, datë 07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore”.