Projekte, Zhvillim

Projekti i ANEA-s : “Vendosja e një sistemi kontrolli dhe instalimi pilot i pajisjeve detektuese për të siguruar mbikqyrjen e materialeve radioaktive jashtë kontrollit rregullator në Republikën e Shqipërisë”.

Në Prill 2013 është miratuar projekt - propozimi pilot nga Agjensia Nukleare e Energjisë Atomike (ANEA) për “Vendosjen e një skeme alarmi dhe zhvendosjen e pajisjeve dedektuese për të siguruar materialet radioaktive nën kontrollin e rreptë shtetëror në Republiken e Shqipërisë”.

 

Fillimi i Projektit te Binjakezimit nga IPA 2012

“Pergatitja e ADSH nga pikepamja legjislative dhe proceduriale ne lidhje me nderveprimin e sistemit te tranzitit me NCTS te BE-se dhe per te rritur kapacitetet administrative per zbatimin e ligjit dhe inteligjencen”. Kosto totale: 1,8 MEuro (* BE). Kohezgjatja: 2 vjet.

 

IPA 2012 - Blerje e 8 makinave te specializuara të Kontrollit në Lëvizje për Drejtorinë e Anti - Kontrabandës”

Shërbimi Doganor ka përgatitur strategji dhe plane të detajuara të cilat konsistojnë në arritjen e disa objektivave, një prej të cilave është: “Angazhimi intensiv i shërbimit doganor në mbrojtjen e sigurisë, në luftën kundër trafikut të drogës, armëve, makinave të vjedhura, qënieve njerëzore, etj.

 

PROGRAMI IPA 2012: “Rikonstruksion i PKK Morine (Kukes)”. Kosto totale: 1 Mln Euro. Kohezgjatja 1,5 vite.

Në PKK Morinë në kuader të fondeve IPA 2009 është kryer faza e parë e punimeve duke krijuar një zonë më të gjerë për parkimin e mjeteve të rënda. Aktualisht nëpërmjet Projektit të IPA 2012 do të finalizohen punimet për ndërtimin e një Pike Kalimi Kufitar të përbashkët me KOSOVËN sipas projektit te detajuar e cila do të përmbushë standartet e BE.

 

PROGRAMI IPA 2013: “Binjakezim – Perafrimi i legjislacionit dhe procedurave ne lidhje me tarifen me ato te acquis te BE-se”. Kosto totale : 1.8 Mln Euro (BE), Kohezgjatja: 2 vjet.

Administrata Doganore Shqiptare synon të vlerësojë përmbushjen e kushteve të Ndërlidhjes dhe Ndërveprimit me sistemet TI të BE-së. Sistemi Nacional i Tarifes duhet të jete i përputhshëm me TARIC të BE - së dhe gati për përdorim përpara aderimit të Shqipërisë në BE.

 

PROGRAMI IPA 2012: “Rikonstruksion i PKK Hani i Hotit. Kosto totale: 1.8 Mln Euro. Kohezgjatja 1,5 vite.

Hani i Hotit: Me qëllim përputhjen e kontrolleve në pikat kufitare me praktikat më të mira sipas BE nëpërmjet Projektit të IPA 2012 është siguruar fondi për rikostruksionin e PKK Hani i Hotit me qëllim sigurimin e kontrolleve eficiente dhe efektive në një nga PKK më të rëndësishme për nga trafiku dhe lëvizja e personave dhe mallrave.

 

Pjesemarrje ne Programin e DG TAXUD Doganat 2020

Më datë 22 Korrik 2014 është nënshkruar “Marrëveshja Ndërkombëtare” midis Republikës së Shqiperisë dhe Komisionit Europian për pjesëmarrjen në programin “Doganat 2020, midis Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe Drejtorit të DG TAXUD.