Rimbursime

Rimbursimet për mallrat e akcizës kryhen në zbatim të neneve 13 e 14 të ligjit 61/2012:

1. Akciza rimbursohet në rastet e mëposhtme:

  1. Kur mallrat e akcizës janë subjekt i një procesi të miratuar nga administrata doganore. Përcaktimet e proceseve të miratuara bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave.
  2. Kur eksportohen mallra të akcizës, për të cilat akciza është paguar në Shqipëri;
  3. Kur sasia e pullave të akcizës të vendosur në mënyrë automatike është prishur dhe kjo sasi bëhet e papërdorshme.
  4. Për lëndët djegëse të përdorura nga subjektet, të cilat ndërtojnë burime të prodhimit të energjisë elektrike, me fuqi të instaluar jo më pak se 5 MË për burim, për nevojat e veta apo për shitje, sipas sasisë, kushteve dhe procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
  5. Për lëndët djegëse të konsumuara në serat me ngrohje, për prodhimin e produkteve industriale dhe agroindustriale, të cilat përdoren për nevoja teknologjike të prodhimit të produkteve në këta sektorë, në përputhje me sasitë e produktit final, të shitur me faturë TVSH-je dhe sipas kushteve e procedurave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.
  6. Kur rimbursohet vlera e akcizës së paguar në masën e përcaktuar në ligjin nr. 9876, datë 14.2.2008 “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”, për vlerën e detyrimit të paguar që i korrespondon sasisë së produktit bio që gjendet në produktin e deklaruar për konsum, pas konfirmimit nga Laboratori Kimik Doganor.

2. Subjekt i rimbursimit, sipas pikës 1 të këtij neni, do të jetë depozituesi i miratuar ose dërguesi i regjistruar, në qoftë se aplikojnë pranë zyrës doganore që mbikëqyr aktivitetin për rimbursim, përpara se të bëjë dërgimin e produkteve.