Qafë Thanë, Dogana bllokon një sasi droge nëpërmjet skanimit, në tentativë për t'u trafikuar drejt Hollandës.

Qafë Thanë - Dogana evidenton një sasi lënde narkotike të fshehura në vazo të vogla mes paletave, në kamionin me targë OH 0696AC/OH9622AC. Mjeti ishte nisur transit nga Dogana e Tiranës dhe do të kalonte transit nëpërmjet Maqedonisë me destinacion Hollandën.

Takim ndërgjegjësimi mbi proçedurat e reja tranzit

Në kuadër të Projektit të Binjakëzimit AL 12 IB FI 02 Administrata Doganore Shqiptare do të organizojë një takim informues me grupet e interesit, më 15 Mars 2017 me qëllim prezantimin e risive kryesore të Kodit të Ri Doganor. 

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave informon të gjithë operatorët ekonomikë që po kryejnë veprime në Degën Doganore Durrës se prej orës 20:30 po vijon normalisht procesi i skanimit në këtë Doganë.

 

DEKLARATË PËR SHTYP

Me hyrjen në fuqi disa ndryshimeve dhe shtesave në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, nga data 1 janar 2017, është parashikuar taksimi me 8 lekë/litër i produktit gaz i naftës dhe hidrokarbure të tjera gazoike për përdorim si lëndë djegëse për motor automjetesh.

DEKLARATË

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Shqiptare, znj. Belinda Ikonomi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Kosovare, z. Fahri Gashi u takuan më 22 Dhjetor 2016 në Pikën Doganore Morinë – Vërmicë.

Ashtu sikurse ishte parashikuar në axhendën e takimit, Drejtorët e Përgjithshëm të të dy vendeve, diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit duke shfrytëzuar resurset e dy Administratave.

 

Durrës- zbulohen 700 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, gjatë skanimit të mjetit

28.11.2016 - Autoritetet doganore në Portin e Durrësit evidentuan mbrëmjen e së dielës, gjatë procesit të skanimit, një sasi prej afro 700 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte fshehur në mjetin me targë AA 475 LO, i cili drejtohej nga shtetasi L.S. dhe ishte me ngarkesë mallrash të subjekteve fason, me destinacion Italinë.

Qafë Thanë- Zbulohen 50 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva gjatë procesit të skanimit

Autoritetet Doganore në Qafë Thanë në bashkëpunim me Policinë Kufitare zbuluan dhe sekuestruan mëngjesin e sotëm një sasi prej afro 50 kg lëndë narkotike, e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike u gjet në kamionin me targë AA 348 OX/ AER 353, që drejtohej nga shtetasi shqiptar G.Q. dhe kishte destinacion Bullgarinë...

Trajnim për përdorimin e pajisjeve detektuese (Portale dhe pajisjet e dorës) dhe teknikat e ndjekura gjatë detektimit të lëndëve radioaktive për Doganierët e Vijës së Parë (Front Line Officers)

Në kuadër të Projektit të Doganave Shqiptare me Agjencinë Nukleare te Energjisë Atomike (ANEA) "Për Vendosjen një Sistem kontrolli dhe instalimi pilot i pajisjeve detektuese për të siguruar mbikëqyrjen e materialeve të lëndëve radioaktive", më 10 - 14 tetor 2016, në Durrës, u zhvillua trajnimi nga Agjencia Nukleare e Energjisë Atomike (ANEA).

Takim me Z. Toni Jakimovski, Drejtorin e Përgjithshëm të Qëndrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC)

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave znj. Belinda Ikonomi priti në një takim  pune, Drejtorin e Përgjithshëm të Qëndrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC) z. Toni Jakimovski.

Administrata Doganore Shqiptare angazhim maksimal në kontrollin e mallrave me përdorim të dyfishtë

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, znj. Belinda Ikonomi përshëndeti punimet e takimit rajonal me temë “Programi i Kontrollit të Eksporteve për Mallrat me Përdorim të Dyfishtë”, i cili u mbajt në Tiranë, i mbështetur nga Bashkimi Europian.

DOGANAT, KONTROLLE TË PËRBASHKËTA SHQIPËRI-KOSOVË

Prej disa ditësh, struktura të specializuara Operativo-Hetimore të Administratës Doganore Shqiptare (ADSH) dhe Administratës Doganore të Kosovës (ADK) kryen patrullime të përbashkëta, në të dy anët e kufirit. Deri më tani janë kryer rreth 445 kontrolle të pjesshme dhe të plota në akse rrugore, si dhe u monitorua e gjithë vija e gjelbër. 

DEKLARATË E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË DOGANAVE

Është shumë e vajtueshme që megjithë sqarimin e bërë dje, Partia Demokratike publikon sot përmes organit të saj të shtypit një foto të trukuar që s'ka asnjë lidhje me automjetet e doganës