Dogana Shqiptare merr pjesë Konferencën e 3-të për “Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale”, organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë

Në datën. 04.12.2014, Dhoma Amerikane e Tregtisë organizoi konferencën e 3-të me temë “Mbrojtja e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale” nën kujdesin e kompanive MICROSOFT, ABCOM dhe DAIMLER AG .

Dogana e Kapshticës zbulon 5 klandestinë të fshehur në një kamion

Ditën e sotme rreth orës 16:30, në Degën Doganore të Kapshticës, doganierët e kësaj dege, së bashku me forcat e Policisë së Shtetit, pas dyshimeve të lindura nga kontrolli i një kamioni që vinte nga Turqia, kryen kontrollin fizik të tij duke zbuluar brenda në mjet të fshehur 5 klandestinë.

Dogana Shqiptare 1250 kontrolle pikave të karburanteve në të gjithë Shqipërinë, 130 kapen me shkelje

Departamenti i Akcizës, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave njofton publikun e gjerë si edhe subjektet që operojnë në fushën e shitjes me pakicë të karburanteve, se ka filluar që prej Qershorit të vitit 2014 kontrolle të vazhdueshme ndaj subjekteve që tregtojnë karburant me pakicë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë,

Doganat trajnohen për implementimin e Testeve të Integritetit dhe SAFCORM

Në vijim të urdhrit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave për implementimin e Testeve të Integritetit dhe SAFCORM-it, Crown Agents zhvilloi një trajnim 3-ditor (12-14 nëntor) për stafin doganor që do të jetë drejtpërdrejt ose pjesërisht i përfshirë në zbatimin e këtyre dy komponentëve të rëndësishëm të cilët do të implementohen menjëherë.

“Dogana e Tiranës : Zbulohen 7 klandestinë sirianë të fshehur në një kamion.”

Sot, doganierët e Doganës Tiranë,  së bashku me forcat e Policisë, pas informacionit të përftuar në rrugë operative, kryen kontrollin e kamionit turk me targë 33 BZU 52 që kishte përshkruar intenerarin Turqi-Greqi-ShqipëriNga kqyrja e jashme e mjetit u konstatua që elementët  e sigurisë së tij ishin të manipuluar (litari i këputur dhe më pas i bashkuar formalisht).

Sekuestrohen një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë në Doganën e Hanit të Hotit

Pas një aksioni të ndërmarrë nga strukturat e specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, u bë i mundur evidentimi, ndalimi dhe sekuestrimi i një sasie të konsiderueshme mallrash kontrabandë në Doganën e Hanit të Hotit.

Sekuestrohen cigare dhe goma të përdorura kontrabandë në Kakavijë
 
Ditën e sotme Dega Doganore Kakavijë ka bërë të mundur goditjen e dy rasteve të kontrabandës së mallrave në doganë, cigareve dhe gomave të përdorura

ADMINISTRATA E RE DOGANORE NË MUAJIN TETOR 2014 KRAHASOHET ME VETVETEN DUKE ARKËTUAR 1 MILIARDË E 560 MILIONË MËSHUMË SE TETORI I VITIT TË KALUAR 
Administrata e re Doganore në muajin Tetor 2014 vazhdon të arrijë shifrën rekord në vite duke arkëtuar 14.815 miliardë lekë nga 14.800 miliardë lekë te planifikuara.

Sekuestrohen veshje kontrabandë në autobusin e linjës Athinë-Shkodër

Në kuadër të luftës ndaj mallrave kontrabandë që futen në Shqipëri nëpërmjet linjave të transportit të udhëtarëve ditën e djeshme në Degën Doganore Kakavijë është zbuluar dhe më pas sekuestruar një sasi malli kontrabandë e fshehur dhe e padeklaruar gjatë kalimit të kufirit

Superaksion i Doganës Shqiptare në Kakavijë, Qafë Botë dhe Shkodër

Mëngjesin e sotëm nga struktura të specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave e bë parandalimi dhe goditja e tre rasteve të kontrabandës në tre pika Doganore

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Crown Agents ndërmarrin masa shtrënguese ndaj disa operatorëve ekonomikë

Doganat dhe Crown Agents kanë arritur rezultate konkrete në kuadër të “Fushatës së Ndërgjegjësimit dhe Kontrollit për Zbatimin e Ligjit për Akcizat”, e cila u lançua zyrtarisht në qershor 2014

Aksion i Doganave në të gjithë Shqipërinë, sekuestrohen mallra kontrabandë,  lëndë e parë për falsifikim markash, kafe, veshmbathje, pjesë këmbimi dhe artikuj kozmetike

Në një aksion të përgjithshëm të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, të datës 26 Shtator, në të gjithë Shqipërinë, strukturat te specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave së bashku me strukturat e Drejtorisë së Antikontrabandës

Analiza e muajit Gusht 2014, dhe Tetor 2013-Gusht 2014 

ADMINISTRATA DOGANORE  NË MUAJIN GUSHT ARRIN NJË NDËR SHIFRAT MË TË LARTA TË ARKËTIMEVE NË VITE, 14.707 MILIARDË LEKË, OSE 2.251 MILIARDË LEKË, (22 MLN USD)  MË SHUMË SE GUSHTI I KALUAR

Administrata Doganore në muajin Gusht 2014 arrin një ndër shifrat më të larta në vite dhe më të lartën në vitin 2014, duke arkëtuar ...

Regjimi i Lejimit të Përkohshëm i automjeteve për përdorim privat

Drejtuar shtetasve me origjinë shqiptare me rezidencë jashtë Shqipërisë dhe shtetasve të huaj me rezidencë në Shqipëri

Bazuar në dispozitat për Lejimin e Përkohshëm të Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 205, datë 13.04.1999 “Për dispozitat zbatuese të Kodit Doganor, si dhe të Udhëzimit të Përbashkët të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Brendshëm nr. 4, datë 04.02.2010, “Për zbatimin e procedurave të miratimit ...

Sekuestrohen 2500 copë fustane kontrabandë në Portin e Durrësit me vlerë 66.000 Euro

Gjatë një operacioni të zhvilluar me datë 09.08.2014, struktura të specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me Degën e Doganës Durrës, ushtruan kontroll në Sheshin e Trageteve për goditjen e kontrabandës së rrobave “firmato” të markave të ndryshme. Gjatë kontrollit u konstatuan... 

Bllokohen 17375 paketa me barna kontrabandë në Aeroportin “Nënë Tereza”

Informacion për bllokimin nga ana e Autoriteteve Doganore të Degës së Doganës Rinas në bashkëpunim me strukturat e specializuara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të një sasie mallrash të dyshuar si medikamente.

Zbulohen dhe sekuestrohen mallra kontrabandë në Degën Doganore të  Kakavijës

Ditën e sotme struktura të specializuara pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave ushtruan një kontroll në Degën Doganore të Kakavijës. Gjatë këtij kontrolli u konstatuan mallra kontrabandë dhe u vendos masa e sekuestros për artikujt si më poshtë:

Njoftim për internship

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton fillimin e programit “Stazh Profesional” (Internship), pa pagesë, për periudhën kohore 21 Korrik – 19 Shtator 2014

Për këtë program ftohen të aplikojnë studentë të motivuar dhe të talentuar që janë të interesuar të fitojnë eksperiencë profesionale në fusha të ndryshme të administratës doganore, duke u integruar në aktivitetet e përditëshme administrative dhe operacionale të Institucionit tonë.

ANALIZA E 6 MUJORIT JANAR – QERSHOR 2014

Administrata Doganore në gjashtëmujorin Janar- Qershor 2014 ka arkëtuar 69 miliard e 295 milion lekë nga 69 miliard e 290 milionë të parashikuara, me një realizim të plotë të planit ambicioz financiar pas marrëveshjes të Qeverisë Shqiptare me Fondin Monetar Ndërkombëtar.