Përjashtimet

Në zbatim të Kodit Doganor neneve  199 - 203 (Ligji 8449, datë 27.01.1999)  dhe në përputhje me kushtet e Dispozitave Zbatuese të Kodit Doganor nenet 477 – 555 (VKM 205, datë 13.04.1999), organizmat ndërkombëtar,  personat fizikë, organizatat bamirëse, filantropike ose fetare, entet publike si dhe entet shtetërore buxhetore përfitojnë përjashtim nga taksa doganore.

Përjashtimet kompetencë e Degës Doganore.
Një pjesë e përjashtimeve nga taksat doganore u janë deleguar zyrave doganore.

Deputetët
Hidrokarburet
Invalidët
IShP
Mallrat Diplomatike
Mallrat e Reklamës
Ministria e Mbrojtjes shtesë
Ministria e Mbrojtjes
Paraplegjik tetraplegjik
Përjashtimet për ndihmat humanitare
Policia e shtetit
Sendet vetiake
UNICEF
USAID

Përjashtimet  që jepen nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
Përjashtimet që nuk janë në kompetencën e degës doganore, në zbatim të Neneve 199-203 të Kodit Doganor dhe Dispozitave Zbatuese të Kodit Doganor nenet  477 – 555 (VKM 205, datë 13.04.1999) jepen nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, sipas kompetencave të përcaktuara në Urdhërin nr 1 datë 09/11/2012.

Të dhëna në lidhje me kufirin e pataksueshem për mallrat e udhëtarëve, dërgesat postare dhe blerjet në internet, personat që ndrojnë rezidencën, mallrat e studenteve, trashegimitë, mallrat për martesë, mund të gjeni në rubrikat INDIVIDET, ose  BIZNESI Përjashtimet

Kontaktoni Sektorin e Tarifës: s­_tarifa@dogana.gov.al