Prodhimi personal

Nuk i nënshtrohet akcizës:

  1. Sasia e alkoolit etilik që i nënshtrohet akcizës mund të përcaktohet në bazë të kapacitetit prodhues ditor të kazanëve, për punishtet që:
    - nuk prodhojnë më shumë se 3 hektolitra alkool anhidrik në vit.
  2. Nuk i nënshtrohet akcizës rakia e prodhuar nga individët privatë dhe e konsumuar nga vetë prodhuesit, nga familjarët dhe miqtë e tyre, me kusht që të mos jetë objekt i asnjë veprimtarie shitjeje dhe sasia e prodhimit të mos jetë më e madhe se 100 litra në vit.
  3. Përjashtohet nga pagesa e akcizës vera e prodhuar nga individët privatë dhe e konsumuar nga vetë prodhuesi, nga familjarët ose miqtë e tij, me kusht që të mos jetë objekt i asnjë veprimtarie shitjeje dhe sasia e prodhimit të mos jetë më e madhe se 200 litra verë në vit.
  4. Përjashtohen nga pagesa e akcizës pijet e fermentuara, të qeta dhe të gazuara, të prodhuara nga një privat dhe të konsumuara nga vetë prodhuesi, nga familjarët ose miqtë e tij, me kusht që të mos jetë objekt i asnjë veprimtarie shitjeje dhe sasia e prodhimit të mos jetë më e madhe se 200 litra në vit.