Veprimtari të Administratës Doganore

Lufta kundër tregtisë së paligjshme të duhanit, bashkëpunim serioz mes qeverisë dhe biznesit

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Phillip Morris International. Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Kompania Phillip Morris International nënshkruan sot Memorandumin e Mirëkuptimit në kuadër të lufts kundër tregtisë së paligjshme të duhanit.

 

Administrata Doganore Shqiptare angazhim maksimal në kontrollin e mallrave me përdorim të dyfishtë

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, znj. Belinda Ikonomi përshëndeti punimet e takimit rajonal me temë “Programi i Kontrollit të Eksporteve për Mallrat me Përdorim të Dyfishtë”, i cili u mbajt në Tiranë, i mbështetur nga Bashkimi Europian. Në fokus të këtij seminari ishte shkëmbimi i praktikave më të mira dhe legjislacionit të vendeve pjesëmarrëse, si Mali i Zi, Kosova, Serbia, Maqedonia, me qëllim final krijimin e një sistemi kontrolli sa më eficient në mospërhapjen e armëve të shkatërrimit në masë.

 

Trajnimin për përdorimin e pajisjeve detektuese (Portale dhe pajisjet e dorës) dhe teknikat e ndjekura gjatë detektimit të lëndëve radioaktive për Doganierët e Vijës së Parë (Front Line Officers)

Në kuadër të Projektit të Doganave Shqiptare me Agjencinë Nukleare te Energjisë Atomike (ANEA) "Për Vendosjen një Sistem kontrolli dhe instalimi pilot i pajisjeve detektuese për të siguruar mbikëqyrjen e materialeve të lëndëve radioaktive", më 10 - 14 tetor 2016, në Durrës, u zhvillua trajnimi nga Agjencia Nukleare e Energjisë Atomike (ANEA).

 

TRYEZA E DHOMËS AMERIKANE TË TREGTISË, FAGU: DOGANA, ANGAZHIME DHE NISMA KONKRETE PËR NJË SHËRBIM SA MË CILËSOR NDAJ BIZNESIT

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganës znj. Pranvera Fagu (Behushi) mori pjesë sot në një takim të organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, gjatë të cilit u trajtuan një seri çështjesh të rëndësishme, në kuadër të një klime sa më të mirë bashkëpunimi ndërmjet doganës dhe operatorëve ekonomikë.

 

Takimin e 20të Vjetor të Pikave Kombëtare të Kontaktit të RILOS-s për Evropën Qendrore dhe Lindore

Më 01-02 qershor 2016, RILO për Evropën Qendrore dhe Lindore në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave organizuan Takimin e 20të Vjetor të Pikave Kombëtare të Kontaktit të RILOS-s për Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Takimin e 20-të Global të RILO-s, më 03 qershor 2016, në Tiranë.

 

Workshop “Përmirësimi i kapaciteteve të agjencive qeveritare të kontrollit të tregtisë në Shqipëri për implementimin e Single Window”

Workshop “Përmirësimi i kapaciteteve të agjencive qeveritare të kontrollit të tregtisë në Shqipëri për implementimin e Single Window” organizuar në bashkëpunim me Komisionin Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE), më 13-17 qershor 2016, në Tiranë

 

Workshop-i “Implementimi i Acquis së BE-së lidhur me Operatorët Ekonomikë të Autorizuar në Ballkanin Perëndimor

Workshop-i “Implementimi i Acquis së BE-së lidhur me Operatorët Ekonomikë të Autorizuar në Ballkanin Perëndimor, më 21-23 qershor 2016, në Tiranë organizuar nga DG TAXUD dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në kuadër të Programit “Dogana 2020”.