Ceremonia e Fillimit të Projektit të Binjakëzimit “Përgatitja e Administratës Doganore Shqiptare për Sistemin e Menaxhimit të Tarifës së Integruar të BE-së”

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave në bashkëpunim me Delegacionin e BE –së në Tiranë, zhvlliluan ceremoninë e hapjes së Projektit te  Binjakëzimit IPA 2013, që synon përgatitjen e Doganës Shqiptare për Sistemin e Menaxhimit të Tarifës së Integruar të BE-së (ITMS), projekt i cili synon të përgatisë Shqipërinë për t’u bërë pjesë e “Tarifës së Përbashkët Doganore” të BE-së, e cila zbatohet për importin dhe eksportin e mallrave përgjatë kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian. Nëpërmjet tarifës së përbashkët të gjitha shtetet anëtare të BE-së zbatojnë të njëjtat tarifa dhe masa të tjera të integruara tregtare dhe bujqësore për të gjitha mallrat e deklaruara në kufi.
 
 
Projekti i Binjakëzimit i financuar nga BE në shumën prej 1.8 milion eurosh do të rrisë kapacitetet e administratës doganore shqiptare (ADSH) përgjatë dy viteve të ardhshme. Projekti do të ofrojë ekspertizën e BE-së dhe njohuritë (knoë-hoë) e Italisë, shtetit anëtar të BE-së qëështë përgjegjës për menaxhimin e binjakëzimit, në mënyrë që të asistojë ADSH-në në përmirësimin e legjislacionit dhe procedurave të tarifës në përputhje me standartet e Bashkimit Evropian.
 
 
Administrata Shqiptare e Doganave do të mbështetet nga Agjencia Italiane e Doganave dhe Monopoleve. Ekspertët e binjakëzimit do të ofrojnë ndihmë specifike në krijimin e kapaciteteve të nevojshme legjislative, teknike dhe administrative për ITMS-në. Këtu përfshihet hartimi i të gjitha dispozitave ligjore të nevojshme për t’unjehsuar me teknikat elektronike të përpunimit të të dhënave të BE-së; përshkrimi i proceseve të biznesit TI, aktorëve dhe flukset e informacionit të lidhur me ITMS-në; rritja e efikasitetit dhe efiçencës doganore, cilësisë së shërbimit dhe menaxhimin nëpërmjet trajnimit dhe riorganizimit të zyrave të përfshira në zbatimin e ITMS-së.
 
 
Gjatë ceremonisë së nisjes së projektit, Shefi i Operacioneve në delegacionine BE-së në Shqipëri, Z. Stephen Stork theksoi rëndësinë e projektit për të harmonizuar edhe më tej legjislacionin doganor shqiptar me legjislacionin e BE-së. Ai shtoi se ky projekt binjakëzimi do të përmirësojë kapacitetet administrative të ADSH-së në ITMS dhe do të shtrojë rrugën për projekte të ardhshme të zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
 
 
Në këtë ceremoni, Zv. Ministri i Financave Z. Ervin Mete theksoi rëndësinë e këtij projekti binjakëzimi si një hap përpara drejt përgatitjes së Shqipërisë për tregtinë. Ky është një mesazh për partnerët e BE-së pasi vëllimet e mallrave që po shkëmbehet midis Shqipërisë dhe BE-së rriten me shpejtësi dhe kompanitë presin procedura doganore më të shpejta në mënyrë që të kryejnë aktivitetet e tyre me efikasitet.
 
 
Drejtoresha e Përgjithshme e Administratës Doganore Shqiptare,Zj. Belinda Ikonomi,  theksoi se tarifa doganore mbetet një nga përgjegjësitë kryesore për administratën doganore. Shqipëria synon t’i bashkohet Sistemit të Menaxhimit të Tarifës së Integruar (ITMS) të BE-së, kur të hyjë në BE. Për pasojë implementimi i këtij sistemi do të kërkojë dhe miratimin e legjislacionit kombëtar të harmonizuar, procedura administrative të zgjeruara dhe një sistem të përmirësuar të TI-së plotësisht të njehsuar me kërkesat e ITMS-së. Gjithashtu znj.Ikonomi në fjalën e saj prezantoi të gjitha risitë që do teësjellin dispozitat e reja të Kodit Doganor të cilat hyjne në fuqi në 1 qershor 2017