Takim ndërgjegjsimi mbi procedurat e reja transit

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave zhvilloi sot një takim ndërgjegjësimi në kuadër të Projektit të binjakëzimit me Adminstratat Doganore Italiane dhe Franceze. Ky projekt, me vlerë 1.8 Milionë Euro, me objekt “ Modernizimin e Administratës Doganore Shqiptare” është i fokusuar në zbatimin e Sistemit të Ri të Kompjuterizuar të Transitit (NCTS), realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian në kuadër të financimeve të  Programit IPA 2012, në vazhdën e mbështetjes ndër vite Administratës Doganore Shqiptare në projekte të ndryshme.

Në fjalën e saj Znj. Ikonomi falenderoi partnerët e Doganave Italiane dhe Franceze të cilët gjatë periudhës së implementimit të projektit kanë mundësuar me asistencën e tyre forcimin e kapaciteteve administrative, teknike dhe operacionale në fushën e tranzitit të përbashkët me vendet e BE-së, ku synohet të arrihet përshtatja e legjislacionit, procedurave, sistemeve si dhe forcimi i luftës kundër mashtrimit.

Gjithashtu znj. Ikonomi informoi se zbatimi i NCTS, do të  mundësojë aplikimin e procedurave të transitit të përbashkët me vendet e BE-së dhe është një nga kushtet që Administrata Doganore Shqiptare duhet të përmbushë në kuadër të angazhimit Europian që ka ndërrmarë Qeveria Shqiptare.

Gjatë takimit u prezantuan nga ekspertët e Administratës Shqiptare ashtu si dhe nga ekspertët e Projektit të binjakëzimit avantazhet dhe lehtësirat që do të sjellë procedura e tranzitit të përbashkët për biznesin si dhe përfitimet nga marrja e statusit të OEA.

Kemi miratuar bazën ligjore për operatorët ekonomikë të autorizuar (OEA) dhe theksoj se duhet të jetë në vëmëndjen tuaj se të kesh statusin e  OEA do të thotë të përfitosh një sërë lehtësish, sic janë: më pak kontrolle, mundësi përfitimi nga shtyrja e pagesave, etj., gjë e cila reflektohet edhe në reduktim kohë dhe kosto për operatorët ekonomikë.

Në takim ishin të ftuar përfaqesues të shumtë të grupeve të interesit si Dhoma e Tregtisë, Operatorët e Biznesit, Shoqata e Transportuesve, agjensive dognore  etj.