Kapje heroine në Durrës

Në mjetin  me targë AA618JR/ADR186, të ngarkuar me lëndë drusore, eksport për Itali, nisur nga Dogana e Elbasanit, shoqëruar me deklaratën e eksportit EX3 R10477, të subjektit “Pisha”, gjatë kontrollit në skaner u dallua një masë e dyshimtë në tavanin e trajlerit.

Gjatë kontrollit u gjet drogë (e dyshuar e llojit heroinë)  në peshën prej 30 kg.