Kursi i Këmbimit

NENI 27

Vlera e valutave të huaja në lekë shqiptare që duhet zbatuar në kuadrin e legjislacionit doganor llogaritet me kursin e këmbimit të shpallur nga Banka e Shqipërisë.

NENI 40

1. Dispozitat e këtij kreu nuk cenojnë zbatimin e dispozitave të veçanta që kanë të bëjnë me përcaktimin e vlerës së mallrave të vendosura në qarkullim të lirë, pasi u është caktuar një destinacion tjetër doganor.

2. Vlera doganore e mallrave qe prishen shpejt, te cilat zakonisht dergohen me konsenjacion me kerkese te deklaruesit, mund te percaktohet me procedure te thjeshtuar, pa iu nenshtruar kritereve te vleresimit te parashikuara ne nenet 34, 35 dhe 36.

3. Kur lind nevoja që të përcaktohet vlera doganore e mallrave të importuara dhe kjo vlerë është e shprehur në një njësi monetare të ndryshme nga Leku shqiptar, përdoret procedura e mëposhtme:

a) Kursi i ri i shkëmbimit valutor përcaktohet çdo muaj, me përjashtim të rasteve të përmendura në paragrafin 3 (d).

b) Kursi i shkëmbimit do të jetë i vlefshëm duke filluar nga data 6 e çdo muaji deri në datën 5 të 14 muajit pasardhës.

c) Kursi i shkëmbimit që do të përdoret do të jetë kursi i shkëmbimit i shpallur nga Banka e Shqipërisë në ditën e fundit të punës së muajit paraardhës të periudhës së përmendur në paragrafin 3 (b).

d) Kur kursi ditor i shkëmbimit, i shpallur nga Banka e Shqipërisë, është 5 për qind më i madh ose më i vogël se ai i vendosur në përputhje me paragrafin 3 (c), për t’u përdorur në përputhje me paragrafin 3 (b), ky i fundit do të zëvendësohet nga kursi ditor dhe do të hyjë në fuqi në ditën e dytë pas shpalljes dhe do të përdoret si kurs shkëmbimi në zbatim të nenit 27 për të gjithë periudhën e mbetur.

Janar 2014                  Korrik 2014       Janar 2015           Korrik 2015                 Janar 2016          Korrik  2016         Janar 2017

Shkurt 2014               Gusht 2014        Shkurt 2015          Gusht 2015                 Shkurt 2016         Gusht 2016          Shkurt 2017

Mars 2014                 Shtator 2014       Mars 2015            Shtator 2015              Mars 2016            Shtator 2016        Mars 2017

Prill 2014                   Tetor 2014           Prill 2015              Tetor 2015                  Prill 2016              Tetor  2016

Maj 2014                    Nentor 2014        Maj 2015              Nentor 2015               Maj2016                Nentor2016

Qershor 2014            Dhjetor 2014       Qershor 2015       Dhjetor 2015             Qershor2016        Dhjetor2016