Informacione të detajuara

Legjislacioni

Përmbledhja e Legjislacionit që po prezantojmë  përmbledh aktet më të rëndësishme mbi të cilat bazohet veprimtaria doganore pa pretenduar apo absolutizuar prezencën dhe përmbajtjen e të gjitha akteteve të të gjitha niveleve të miratuara ndër vite. Kjo përmbledhje është hartuar mbi bazën e nivelit hierarkik të akteve sipas Kushtetutës së Shqipërisë, duke filluar me Konventat Ndërkombetare në fushën doganore ku vendi ynë ka aderuar, me Marrevëshjet Ndërkombëtare, Marrevëshjet Bilaterale, aktet ligjore me shumicë të cilësuar, ligjet e thjeshta dhe aktet nënligjore të nivelit të dyte dhe të tretë. Ky padyshim është vetëm hapi i parë duke i lënë rrugë në këtë mënyrë përditesimeve dhe përmiresimeve të vazhdueshme të saj.

→ Më shumë

Origjina dhe MTL

Në këtë rubrikë mund të gjeni informacion mbi origjinën e mallrave, dokumentat e origjinës, marrëveshjet e tregtisë së lirë, kumulimin, eksportuesit e miratuar, tarifat preferenciale dhe kuotat.

→ Më shumë

Tarifa

Në këtë rubrikë do të gjeni informacion mbi tarifat doganore të mallrave, Nomenklaturën e kombinuar , Trajtimin Tarifor Favorizues, Klasifikime Tarifore të mallrave të ndryshëm dhe Informacionin Tarifor të detyrueshëm

→ Më shumë

Vlera

Vlera Doganore e Mallrave shërben kryesisht për qëllim të zbatimit të Tarifës Doganore të Republikës së Shqipërisë si dhe të masave jo tarifore të parashikuara nga dispozita të tjera që rregullojnë fusha të veçanta që kanë të bëjnë me tregtinë e mallrave. Vlera Doganore e Mallrave është procedura doganore që zbatohet për përcaktimin e vlerës së mallrave të importuara ose për përcaktimit e bazës së taksueshme mbi të cilën aplikohet Tarifa Doganore si dhe të masave jo tarifore të parashikuara nga dispozita të tjera që rregullojnë fusha të veçanta që kanë të bëjnë me tregtinë e mallrave në Republikën e Shqipërisë.

→ Më shumë

Drejtoria e kontrolleve pas Zhdoganimit  (Aposteriori)

Kontrolli pas zhdoganimit bazohet kryesisht ne rishikimin e deklarates doganore dhe ka per objektiv te verifikoje rregullshmerine e nje operacioni doganor te caktuar duke perdorur per kete qellim gjithe dokumentacionin doganor, tregtar dhe kontabel te operatorit ekonomik.

Zhvillimi i një kontrolli pas zhdoganimi te efektshëm dhe efiçent i cili do ti lejojë Administratës Doganore te zbatoje detyrat e veta dhe njëkohësisht te lehtësoje tregtinë duke mbajtur një ekuilibër ndërmjet lehtësimit te tregtisë dhe kontrollit doganor.

→ Më shumë

Procedurat

Procedurat doganore kanë të bëjnë me personat dhe me përfaqesuesit e tyre. Lëshimi i autorizimeve për agjentet doganore. Lëvizja e mallrave dhe e bagazheve brenda territorit doganor të Republikës së Shqipërisë. Deklaratat përmbledhëse dhe magazinimi i përkohshem i mallrave. Deklarimi doganor.. Procedurat e vendosjes në qarkullim te lirë dhe të eksportit. Procedurat e tranzitit, të përpunimit aktiv dhe pasiv, të përpunimit nën kontroll doganor, lejimi i përkohshëm, procedurat e magazinimit doganor. Zonat e lira dhe magazinat e lira. Magazinat e furnizimit dhe Duty Free Shops. Furnizimet dhe pajisjet për përdorim në bord të mjeteve të transportit.

→ Më shumë

Pronësia Intelektuale

Drejtoria për Mbrojtjen e Pronësisë Intelektuale (si struktura kompetente e DPD) ka për detyrë, mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale (pronësinë industriale dhe pronësinë intelektuale) për mallrat që hyjnë në/ose dalin nga territori shqiptar, me kërkesë të mbajtësve të së drejtës ose “ex officio”, administrimin e kërkesave për veprim në kuadër të mbrojtjes së pronësisë intelektuale.”

→ Më shumë

TVSH dhe taksa të tjera

Këtu do të gjeni informacion më të plotë për TVSH dhe taksa të tjera që aplikohen gjatë importimit dhe eksportimit të mallrave

→ Më shumë

Akciza

Këtu do të gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm lidhur me mallrat e akcizës në import dhe në prodhim, listën e dokumentacionit për tu pajisur me statusin e operatorit të akcizës, kategoritë e mallrave të akcizës dhe niveli i tyre i taksimit, si dhe të tjera informacione të nevojshme mbi përjashtimet apo rimbursimet nga akciza për kategori të ndryshme mallrash apo operatorësh.

→ Më shumë