Durrës- zbulohen 700 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, gjatë skanimit të mjetit

28.11.2016 - Autoritetet doganore në Portin e Durrësit evidentuan mbrëmjen e së dielës, gjatë procesit të skanimit, një sasi prej afro 700 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Lënda narkotike ishte fshehur në mjetin me targë AA 475 LO, i cili drejtohej nga shtetasi L.S. dhe ishte me ngarkesë mallrash të subjekteve fason, me destinacion Italinë.
Fillimisht, mjeti u kanalizua me risk nga struktura e monitorimit në doganë dhe u kërkua skanimi i tij.
Gjatë skanimit rezultoi se mjeti kishte ngarkesë të dyshimtë, ndërsa më pas, gjatë kontrollit fizik u evidentua edhe sasia e lëndës narkotike.
Autoritet policore shoqëruan drejtuesin e mjetit dhe po vijojnë me hetime të mëtejshme.