Trajnim për përdorimin e pajisjeve detektuese (Portale dhe pajisjet e dorës) dhe teknikat e ndjekura gjatë detektimit të lëndëve radioaktive për Doganierët e Vijës së Parë (Front Line Officers)

Ne kuadër te Projektit te Doganave Shqiptare me Agjencinë Nukleare te Energjisë Atomike (ANEA) "Për Vendosjen një Sistem kontrolli dhe instalimi pilot i pajisjeve detektuese për të siguruar mbikëqyrjen e materialeve të lëndëve radioaktive", më 10 - 14 tetor 2016, në Durrës, u zhvillua trajnimi nga Agjencia Nukleare e Energjisë Atomike (ANEA).

Qëllimi i këtij Projekti, është fillimi i një faze shume te rëndësishme për Doganën Shqiptare për nga rëndësia e "Safe and security". Detektimi i lendeve radioaktive nëpërmjet këtyre portaleve për të gjitha kategoritë legale apo jo legale qofshin, jep një garanci për lejimin e  mallrave që hyjnë ne territorin Shqiptar brenda normave te lejuara europiane përsa i përket sasisë dhe përmbajtjes së lendeve radioaktive. Gjithashtu vlen te theksohet se zbatueshmëria e Standarteve të Operimit që do të ndjekë dogana, do te jetë ne një bashkëpunim ndërinstitucional edhe me Institutin e Fizikes se Zbatuar Bërthamore  për të gjitha fazat e detektimit.

Në “Trajnimin për përdorimin e pajisjeve detektuese (Portale dhe pajisjet e dorës) dhe teknikat e ndjekura gjatë detektimit të lëndëve radioaktive për Doganierët e Vijës së Parë (Front Line Officers)", morën pjesë 20 përfaqësues të Administratës Doganore Shqiptare dhe Institutit të Fizikës së Aplikuar Bërthamore.

Ky trajnim u zhvillua në formë leksionesh pjesën e parë të ditës dhe në pjesën e dytë të saj me eksperimente dhe praktikë reale në Degën Doganore Durrës, praktikisht në të dy pozicionet ku janë instaluar Portalet e Radioaktivitetit (RPM).

Gjithashtu gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën me përdorimin në praktikë të Dokumentit Standardet dhe Procedurat e Operimit (SOP), i cili është baza ligjore për mënyrën e operimit që doganierët do të ndjekin në rastet e detektimit dhe më pas konstatimit të lëndëve radioaktive rast pas rasti. 

Pas këtij trajnimi, Dega e Doganës së Durrës mund të fillojë zbatimin e SOP, pasi kjo doganë tashmë është e plotësuar si në funksionimin e portaleve, ashtu edhe në trajnimin e një pjese të  personelit doganor për përdorimin e pajisjeve dedektuese.