Sekuestrohet duhan i grirë dhe cigare pa pullë fiskale dhe i falsifikuar në tregjet e Tiranës dhe Elbasanit

Strukturat e Departamentit të Akcizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën Doganore Tiranë, në periudhën nga 14 deri 16 Prill 2014, kanë ushtruar kontrolle në tregjet e Tiranës dhe Elbasanit në lidhje me tregtimin e produktit të akcizës Duhan i Grirë dhe Cigare.

Realizimi i të ardhurave të Marsit 2014 dhe analiza tremujore Janar-Shkurt-Mars 2014

Administrata Doganore në muajin Mars 2014 arkëtoi 12.2 miliardë lekë duke realizuar planin e të ardhurave në masën 103.3% duke arkëtuar 387 milion më shumë se plani si dhe 2.252 miliard lekë (20 milionë dollarë) më shumë se muaji Mars i vitit paraardhës ose 22.6 % më shumë.

Konkurs publik për dizenjimin e uniformës dhe emblemës së shërbimit doganor

Drejtoria  e Përgjithshme e Doganave ripërsërit njoftimin e publikuar në faqen e saj të internetit për organizimin e konkursit publik për dizenjimin e uniformës dhe emblemës së shërbimit doganor. Afati për paraqitjen e punimeve shtyhet deri me datën 7 prill 2014, ora 10.00.

Administrata doganore shqiptare ka përgatitur projekt ligjin “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”

Administrata doganore shqiptare ka përgatitur projekt ligjin “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë”, i cili zëvendëson Kodin Doganor aktual”. Ky projekt ligj u promovua me 7 Mars 2014, pranë Këshillit Ekonomik Kombëtar.

Në 20 Mars zhvillohet testimi për Agjent Doganor dhe Personel Ndihmës

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se testimi për Agjent Doganor dhe Personel Ndihmës do të zhvillohet me datën 20 Mars 2014, në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në orën 10:00.

Zbulohet shkelje në fushën e akcizës së pijeve alkoolike  të subjektit “Luani ” shpk

Strukturat e Departamentit të Akcizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën e Doganës Berat, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën fiskale të subjektit “Luani” shpk gjetën mangut 7447 litra verë si dhe pulla fiskale vere të barasvlefshme me 54.448 litra verë.

Administrata Doganore realizon planin e të ardhurave për muajin Janar 2014 me 102 % duke arkëtuar 174,5 milion lekë më shumë se plani

Administrata Doganore edhe në muajin Janar 2014 vijon arritjet e tremujorit të katërt të vitit 2013 duke realizuar planin e të ardhurave për këtë muaj me 102%, duke arkëtuar kështu 174.5 milion lekë më shumë se plani.

Kapen dy klandestinë nga autoritetet doganore në Degën Doganore Kapshticë

Ditën e Dielë, më datë 03.02.2014, Autoritetet Doganore të Degës Doganore Kapshticë ushtruan një kontroll në kamionin me targa 41R0835/41DA559 me shofer shtetasin turk Mitat BAYRAK, i cili po transportonte drejt Tiranës një ngarkesë me elektroshtëpiake, ne itinerarin Stamboll-Selanik-Tiranë.

Zbulohet shkelje në fushën e akcizëse subjektit “ENARVI” SHA

Strukturat e Departamentit të Akcizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën e Doganës Berat, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën fiskale të subjektit “ENARVI” sha u gjetën mangut 510,884 kg lëndë djegëse (solar) dhe 1,018,588 kg bitum sasi e hedhur për konsum në mënyrë të paligjshme, pa paguar detyrimin e akcizës.

Zbulohet një shkelje tjetër e rëndë në fushën e akcizave

Strukturat e Departamentit të Akcizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën e Doganës Durrës, gjatë kontrollit në magazinën fiskale të alkoolit që i përket subjektit “Vora LTD” shpk u konstatuan shkelje në zbatimin e Ligjit 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” si dhe të VKM 612, date 05.09.2012 për dispozitat zbatuese të këtij ligji.

Në Doganën e Durrësit zbulohen mjete motorike kontrabandë të fshehura në një trajler të ngarkuar me pemë dekorative

Strukturat e specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës, në kuadrin e veprimtarisë së tyre antitrafik, gjatë kontrollit të kryer me datë 15.12.2013 në Portin e Durrësit të mjetit tip trajler me targë AA 519 BY/AA R 261 me drejtues shtetasin Tom MËHILLAJ, zbuluan mjete motorike kontrabandë të fshehura në një ngarkesë me peme dekorative.

Zbulohet shkelje në fushën e akcizës e “Bankers Petroleum Albania LTD”

Strukturat e Departamentit të Akcizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën e Doganës Fier, gjatë kontrollit të ushtruar tek subjekti “Bankers Petroleum Albania LTD” konstatuan se ky subjekt ka përdorur 627.505 litra produkt energjitik D1 Diesel 10 ppm për qëllime të ndryshme nga ai për të cilin produkti është përjashtuar nga detyrimi i akcizës.

Zbulohet një shkelje tjetër e rëndë në fushën e akcizave 

Strukturat e Departamentit të Akcizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën e Doganës Fier, gjatë kontrollit në magazinën fiskale të subjektit “TRADING PETROL & DRILLINGzbuluan një sërë shkeljesh të Ligjit 61/2012 “Për Akcizat në Republikën e Shqipërisë” si dhe të VKM 612, datë 05.09.2012 për dispozitat zbatuese të këtij ligji, të cilat klasifikohen “kundërvajtje administrative”.

Zbulohet maksi-mashtrim në fushën e deklarimit në doganë të makinerive të lojërave të fatit

Strukturat e specializuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave në bashkëpunim me organet doganore homologe zbuluan një maksi-mashtrim në fushën e deklarimit në doganë të makinerive të lojërave të fatit.

Dega e doganes Elbasan vjel detyrimin doganor te munguar per shkeljen administrative te konstatuar ne magazinen doganore te kompanise KURUM INTERNACIONAL (e perditesuar)

Dega e Doganes Elbasan, me date 10.10.2013, per shkeljet e konstatuara gjate kontrollit te magazines doganore te kompanise “Kurum Internacional” ka mare Vendimet nr 138, 139 dhe 140, ku penalizon per kundervajtje administrative kete kompani me 72.244.585 lek detyrim doganor te munguar si dhe 216.733.755 lek penalitete. Ne total 288.978.340 lek. 

Zbulohet hedhja per konsum me menyre te paligjshme te 4400 ton karburant gasoil (I azhornuar)

Strukturat e Specializuara te Drejtorise se Pergjithshme te Doganes, me date 02.10.2013, ne Degen e Doganes Lezhe, zbuluan hedhjen per konsum ne menyre te paligjshme nga kompania ADA Petrol te 4400 ton karburant gasoil.

Merret vendim per kompanine "Kurum" per shkeljen administrative te konstatuar ne magazinen e saj doganore

Dega e Doganes Elbasan, me date 10.10.2013, per shkeljet e konstatuara gjate kontrollit te magazines doganore te kompanise “Kurum Internacional” ka marre Vendimet nr 138 dhe 139, ku penalizon per kundravajtie administrative kete kompani me 66.694.408 lek detyrim doganor te munguar si dhe 259.653.856 lek penalitete.

Zbulohen shkelje te renda ne fushen e zbatimit te ligjit 61/2012 "Per Akcizat ne Republiken e Shqiperise"

Subjekti “Atllas” sh.p.k, me status te “magazines fiskale”, ka azgjesuar ne kundershtim flagrant me Ligjin 61/2012 “Per Aksizat ne Republiken e Shqiperise” si dhe me VKM 612, date 05.09.2012 per dispozitat zbatuese te ketij ligji, 1850 ton melase (lende e pare per prodhimin e alkoolit) pa pranine dhe kontrollin e autoriteteve doganore.