Dogana Shqiptare gjobit kompaninë Tea Construction & Petrol sh. a.

Grupet e përbashkëta operative të Doganës dhe Crown Agents, të mbështetur nga Sektori i Akcizës së Degës Doganore Fier dhe Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ushtruan kontroll në kompaninë Tea Construction & Petrol në datën 2 qershor 2015.

Dogana Shqiptare teston integritetin e punonjësve

Një pjesë e punonjësve të Doganave i janë nënshtruar testeve të integritetit duke filluar nga muaji prill i këtij viti. Testet janë organizuar nga Drejtoria e Investigimit të Brendshëm dhe Anti-Korrupsionit (DIBAK) në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, me mbështetjen e ekipit Anti-Korrupsion të Crown Agents.

Ambasada e SHBA dhuron dy automjete patrullimi per njësinë e Antikontrabandës së Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave

Sot, në Terminalin Doganor të Tiranës, Z. Zamir Shtylla, Zv/Drejtor i Përgjithshëm i Doganave dhe Drejtor i Departamentit Operativ Hetimor u takua me Zv/Ambasadorin e SHBA, Z. Henry V. Jardine ne ceremonine e organizuar me rastin e dhurimit të dy automjeteve të specializuara per njësinë e Antikontrabandës, dhe pajisje kontrolli, donacion i realizuar nëpërmjet Programit EXBS (Programi për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurinë Kufitare).

Zbulohet rast masiv i prodhimit të jashtëligjshëm të cigareve në rrethin e Elbasanit

Grupet e përbashkëta operative Doganë-Crown Agents, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Sektorin Kundër Krimit Ekonomik ushtruan kontroll në ambientet e subjektit A. T., në Librazhd.

Zbulohen katër raste të shkeljes së të Drejtave të Pronësisë Intelektuale

Grupet operative të Anti-Kontrabandës dhe grupet e përbashkëta Doganë-Crown Agents kanë arritur të zbulojnë katër raste të dyshuara si shkelje e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale, gjatë periudhës mars-prill 2015. 

Rezultatet e fushatës “Bëni Biznes të Pastër”

 110 subjekte kapen me shkelje, zbulohen dhe sekuestrohen mbi 60 mijë litra alkool i pafiskalizuar

Në datë 19 Mars 2015 Dogana Shqiptare në bashkëpunim të ngushtë me Crown Agents dhe kompaninë koncensionare të pullave fiskale SICPA, lançuan fushatën “Bëni Biznes të Pastër”, në kuadër të luftës kundër informalitetit me produktet e akcizës.

Zbulohet rast kontrabandimi i mishit të derrit në Degën Doganore të Kapshticës

Grupet e përbashkëta operative Doganë-Crown Agents kanë zbuluar ditën e djeshme, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, një sasi të konsiderueshme mishi e cila po kontrabandohej në një automjet privat.

Zbulohet rast prodhimi i paautorizuar dhe i jashtëligjshëm i produkteve të akcizës

Grupet e përbashkëta operative të Doganës dhe Crown Agents, të mbështetur nga Sektori i Akcizës së Degës Doganore Durrës dhe Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ushtruan kontroll në datën 23 mars në ambientet e subjektit F. K., në fshatin Mazhe, të Komunës Bubq, në rrethin e Krujës.

Pezullohen dhe dërgohen per ndjekje Penale 8 punonjës të Doganës së Kakavijës dhe 2 shoferë, - futën trailera kontrabandë në kufi

Departamenti Operativo-Hetimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, zbuloi dhe hetoi një veprimtari të organizuar kriminale të disa personave në bashkëpunim me punonjës të doganës së Kakavijës, të cilët kanë futur në territorin Shqiptar mallra kontrabandë

DOGANA SHQIPTARE FUSHATË SENSIBILIZIMI DHE KONTROLLI PËR PIJET ALKOOLIKE: “BËNI BIZNES TË PASTËR!”

Dogana Shqiptare gjatë muajit Mars 2015, në bashkëpunim me Crown Agents dhe SICPA, do të nisë një fushatë sensibilizimi dhe kontrolli për të gjithë pikat e shitjes me shumicë dhe pakicë të pijeve alkoolike në të gjithë Shqipërinë.