|
|
|
|
| Misioni i Sherbimit Doganor Shqiptar |
|
|
|
|
|
|
| MISIONI FISKAL |
|
|
MISIONI FISKAL
Misioni fiskal eshte nje nga misionet kryesore te Doganes Shqiptare qe konsiston ne mbledhjen e taksave doganore te mallrave qe importohen ne Republiken e Shqiperise. Krahas ketyre dogana mbledh nje sere taksash te tjera per llogari te organeve tatimore si TVSH, aksizat, taksat rrugore, etj cka ben qe pesha specifike e te ardhurave qe mbledh dhe derdh dogana ne buxhetin e sshtetit te jete nje shifer e konsiderueshme. Gjithashtu evidentimi gjithnje erne objektiv nga dogana i vlerave te mallrave te importuar sherben si nje e dhene thelbesore per Organin Tatimor ne llogaritjen e dhe vjeljen e tatimeve.
|
|
| MISIONI EKONOMIK |
|
|
MISIONI EKONOMIK
Misioni ekonomik i Doganes Shqiptare merr gjithnje e me shume nje rendesi te vecante ne mbrojtjen dhe zhvillimin e ekonomise se vendit. Dogana, si organizem i rendesishem i Shtetit, duke zbatuar nivelet e ndryshme te taksave, tarifat sezonale per prodhimet bujqesore, duke kontrolluar sistemin e licencave, mbron prodhuesit vendas dhe stimulon importet per sfera te caaktuara dhe inkurajon investimet e huaja ne vendin tone.
Gjithashtu zbatimi i Legjislacioni te ri Doganor sipas modelit europian, ku vend te rendesishem zene procedurat doganore per importin, eksportin, tranzitimin e mallrave dhe regjimet ekonomike si ai i lejimit te perkohshem, i perpunimit aktiv e pasiv, i magazinave doganore ka krijuar kushte te favorshme ne zhvillimin dhe shtimin e shkembimeve tregtare me jashte si dhe ne stimulimin e prodhimit vendas. Si shembull per permbushjen e ketij misioni mund te marim Regjimin e Perpunimit Aktiv i cili jepet, administrohet dhe kontrollohet nga sherbimi doganor. Me kete rregjim aktualisht ne vendin tone punojne rreth 400 firma duke stimuluar indusrtine perpunuese si dhe duke influencuar ndjeshem ne zgjidhjen e problemeve sociale (ne keto firma jane punesuar me mijra vete )
Administrata jone doganore, ne permbushjen e ketij misioni, luan dhe rolin e vezhguesit ekonomik duke orientuar veprimet e Qeverise dhe operatoreve ekonomik pasi eshte i vetmi grumbullues, perpunues dhe shperndares i statistikave te tregtise se jashtme.
|
|
| MISIONI MBROJTES. |
|
|
MISIONI MBROJTES.
Dogana shqiptare, si edhe ato te vendeve europiane , nje rendesi gjjithnje e me te madhe i kushtojne misionit mbrojtes. Duke pasur nje mbeshtetje ligjore te fuqishme, duke qene e dislokuar ne pikat e kalimit te kufirit, duke pasur ne vezhgim zonen kufitare si edhe duke mbajtur nen kontroll rrjetin rrugor kombetar, dogana ka nje mision te rendesishem mbrojtes qe shtrihet ne shume fusha, si per shembull;
A. Mbrojtja e sigurise kombetare dhe rendit publik .
Ndalimi i trafikut te jashteligjshem te armeve, eksploziveve, lendeve helmuese.
Kontrolli i sigurise ne Aeroport dhe Porte ne kuadrin e luftes kunder terrorizmit.
Ndalimi i trafikut te narkotikeve dhe substancave psikotrope.
Kontrolli i parase " se piset ".
Ndalimi i importit, eksportit, tranzitimit te materialeve te shkruara qe rrezikojne sigurine kombetare.
B. Mbrojtja e shendetit publik.
Kontrolli sanitar dhe fitosanitar i kafsheve dhe bimeve te importuara.
Kontrolli i prodhimeve farmaceotike te importuara.
Lufta kunder trafikut te droges dhe substancave psikotrope, etj.
C. Mbrojtja e konsumatoreve
Kontrolli i respektimit te normave te prodhimit si dhe kontrolli i normave teknike te sigurimit.
Lufta kunder fallsifikimive te markave dhe prodhimeve pirate.
D. Mbrojtja e ambientit
Ndalimi i importit te mallrave te rrezikshem qe prishin apo rrezikojne ambientin.
Ruajtja e specieve te rralla te faunes dhe flores qe jane ne zhdukje.
Kontrolli i eksport -importit te mbeturinave toksike te rrezikshme, etj .
E. Mbrojtja e pasurise kulturore kombetare
Kontrolli i eksportit te veprave te artit dhe te koleksioneve antike me vlera kombetare si dhe ndalimi i eksportit klandestin te tyre.
F. Ruajtja e moralit publik.
Kontrolli ndaj materialeve qe cenojne moralin publik.
|
|
|
|
|