Zbulohet rast masiv i prodhimit të jashtëligjshëm të cigareve në rrethin e Elbasanit

Grupet e përbashkëta operative Doganë-Crown Agents, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Sektorin Kundër Krimit Ekonomik ushtruan kontroll në ambientet e subjektit A. T., në Librazhd.

Zbulohen katër raste të shkeljes së të Drejtave të Pronësisë Intelektuale

Grupet operative të Anti-Kontrabandës dhe grupet e përbashkëta Doganë-Crown Agents kanë arritur të zbulojnë katër raste të dyshuara si shkelje e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale, gjatë periudhës mars-prill 2015. 

Rezultatet e fushatës “Bëni Biznes të Pastër”

 110 subjekte kapen me shkelje, zbulohen dhe sekuestrohen mbi 60 mijë litra alkool i pafiskalizuar

Në datë 19 Mars 2015 Dogana Shqiptare në bashkëpunim të ngushtë me Crown Agents dhe kompaninë koncensionare të pullave fiskale SICPA, lançuan fushatën “Bëni Biznes të Pastër”, në kuadër të luftës kundër informalitetit me produktet e akcizës.

Zbulohet rast kontrabandimi i mishit të derrit në Degën Doganore të Kapshticës

Grupet e përbashkëta operative Doganë-Crown Agents kanë zbuluar ditën e djeshme, në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, një sasi të konsiderueshme mishi e cila po kontrabandohej në një automjet privat.

Zbulohet rast prodhimi i paautorizuar dhe i jashtëligjshëm i produkteve të akcizës

Grupet e përbashkëta operative të Doganës dhe Crown Agents, të mbështetur nga Sektori i Akcizës së Degës Doganore Durrës dhe Drejtoria e Hetimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ushtruan kontroll në datën 23 mars në ambientet e subjektit F. K., në fshatin Mazhe, të Komunës Bubq, në rrethin e Krujës.

Pezullohen dhe dërgohen per ndjekje Penale 8 punonjës të Doganës së Kakavijës dhe 2 shoferë, - futën trailera kontrabandë në kufi

Departamenti Operativo-Hetimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, zbuloi dhe hetoi një veprimtari të organizuar kriminale të disa personave në bashkëpunim me punonjës të doganës së Kakavijës, të cilët kanë futur në territorin Shqiptar mallra kontrabandë

DOGANA SHQIPTARE FUSHATË SENSIBILIZIMI DHE KONTROLLI PËR PIJET ALKOOLIKE: “BËNI BIZNES TË PASTËR!”

Dogana Shqiptare gjatë muajit Mars 2015, në bashkëpunim me Crown Agents dhe SICPA, do të nisë një fushatë sensibilizimi dhe kontrolli për të gjithë pikat e shitjes me shumicë dhe pakicë të pijeve alkoolike në të gjithë Shqipërinë.

DOGANA FIER ZBULON DHE SEKUESTRON 108 GOMA TË PËRDORURA KONTRABANDË TË FSHEHURA NË KAMION

Ditën e sotme Dega Doganore Fier ka bërë të mundur zbulimin dhe më pas sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme gomash të përdorura kontrabandë, të cilat ishin fshehur në një kamion.

GJOBË 6,920,275 LEKË SUBJEKTIT PHENIX, SHMANGU DETYRIMET DOGANORE TË NAFTËS

Në vijim të luftës kundër evazionit fiskal dhe sigurimit të fiskalitetit për produktet e akcizës, Departamenti i Akcizës në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, gjatë muajit Shkurt 2015 ka kryer një sërë kontrollesh pranë kompanive që operojnë në sektorin e produkteve energjitike.

 
Që nga dita e sotme skaneri që ndodhet në sheshin e Kontenjerëve në Doganën e Portit të Durrësit është funskional dhe i riparuar plotësisht. Ky skaner qëndronte jashtë funksionit që nga viti 2012, duke ndikuar në punën e përditshme mes doganës dhe operatorëve ekonomikë. 

Zyrtarët e kallëzuar nga ILDKPI nuk janë më punonjës të Administratës Doganore Shqiptare

Ditën e sotme Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave ka vendosur masa administrative dhe kallëzuar pranë Prokurorisë për ndjekje penale 11 zyrtarë të Administratës Shtetërore nën akuzën e “Mosdeklarimit të pasurisë”.

Në 28 Janar 2015 zhvillohet testimi për Agjent Doganor dhe Personel Ndihmës

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se testimi për Agjent Doganor dhe Personel Ndihmës do të zhvillohet me datën 28 Janar 2015, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në orën 10 :00.