Me hyrjen në fuqi disa ndryshimeve dhe shtesave në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, nga data 1 janar 2017, është parashikuar taksimi me 8 lekë/litër i produktit gaz i naftës dhe hidrokarbure të tjera gazoike për përdorim si lëndë djegëse për motor automjetesh.
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Shqiptare, znj. Belinda Ikonomi dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Kosovare, z. Fahri Gashi u takuan më 22 Dhjetor 2016 në Pikën Doganore Morinë – Vërmicë.
Ashtu sikurse ishte parashikuar në axhendën e takimit, Drejtorët e Përgjithshëm të të dy vendeve, diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit duke shfrytëzuar resurset e dy Administratave.
Durrës- zbulohen 700 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, gjatë skanimit të mjetit
Qafë Thanë- Zbulohen 50 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva gjatë procesit të skanimit
Në kuadër të Projektit të Doganave Shqiptare me Agjencinë Nukleare te Energjisë Atomike (ANEA) "Për Vendosjen një Sistem kontrolli dhe instalimi pilot i pajisjeve detektuese për të siguruar mbikëqyrjen e materialeve të lëndëve radioaktive", më 10 - 14 tetor 2016, në Durrës, u zhvillua trajnimi nga Agjencia Nukleare e Energjisë Atomike (ANEA).
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave znj. Belinda Ikonomi priti në një takim pune, Drejtorin e Përgjithshëm të Qëndrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC) z. Toni Jakimovski.
Administrata Doganore Shqiptare angazhim maksimal në kontrollin e mallrave me përdorim të dyfishtë
Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, znj. Belinda Ikonomi përshëndeti punimet e takimit rajonal me temë “Programi i Kontrollit të Eksporteve për Mallrat me Përdorim të Dyfishtë”, i cili u mbajt në Tiranë, i mbështetur nga Bashkimi Europian.
DOGANAT, KONTROLLE TË PËRBASHKËTA SHQIPËRI-KOSOVË
Prej disa ditësh, struktura të specializuara Operativo-Hetimore të Administratës Doganore Shqiptare (ADSH) dhe Administratës Doganore të Kosovës (ADK) kryen patrullime të përbashkëta, në të dy anët e kufirit. Deri më tani janë kryer rreth 445 kontrolle të pjesshme dhe të plota në akse rrugore, si dhe u monitorua e gjithë vija e gjelbër.
DEKLARATË E DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË DOGANAVE
Është shumë e vajtueshme që megjithë sqarimin e bërë dje, Partia Demokratike publikon sot përmes organit të saj të shtypit një foto të trukuar që s'ka asnjë lidhje me automjetet e doganës



