HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Biznes

  • Procedurat Doganore
    • Regjistrimi i NIPT-it
    • Hyrja dhe dalja e mallrave
    • Dokumentacioni i nevojshëm për deklarim
    • Deklarimi ne Doganë
    • Regjimi i Transitit
    • Regjimi i Magazinimit doganor
    • Regjimi i Përpunimit Aktiv
    • Përdorimi i veçantë përfundimtar (end- use)
    • Regjimi i Lejimit të përkohshëm
    • Regjimi i Përpunimit Pasiv
    • Zonat e Lira
  • Përllogaritje detyrimesh doganore
    • Vlera Doganore
    • Tarifa
    • Rregullat e Origjinës
  • Akciza
    • Deklarimi i Akcizës
    • Depozitues ose Pritës i regjistruar
    • Regjistrim për marka të reja cigare, birrë
    • Lehtësirat fiskale, garancitë dhe pullat
    • Llogaritja e Akcizës
    • Broshura informuese
    • Përjashtime Anije peshkimi
  • Mbrojtja e pronësise intelektuale
    • Mbrojtja e pronësise intelektuale
    • Marrevëshje dhe Strategji
  • Kontrollet doganore
    • Kontrolli i parave në dorë (Cash)
    • Trashëgima Kulturore,Veprat e Artit
    • Siguria, Shëndeti, Mjedisi
    • Laboratori Doganor
    • Kontrolli Aposteriori
    • Skanimi në Doganë
    • Transporti ajror dhe detar
  • Ankimimi ndaj Vendimeve
  • Pyetësor për biznesin
  • Studimi i IFC mbi Matjen e Kohës së Zhdoganimit

Biznes > Përllogaritje detyrimesh doganore > Rregullat e Origjinës

Tarifat preferenciale dhe kuotat tarifore

Për të parë nëse një produkt përfiton tarifa preferenciale apo përfiton nga kuotat tarifore, duhet t’i referoheni Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë si më poshtë:

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit ndërmjet Komunitetit Europian e Shteteve të tij anëtare dhe Republikës së Shqipërisë.
Marrëveshja është në fuqi prej 1 dhjetor 2006 dhe mundëson që produktet industriale të përfitojnë nga të dyja palët tarifa doganore preferenciale 0%. Ndërsa për produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore. Për më shumë informacion referohuni: Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, Kapitulli II “Bujqësia dhe peshkimi”, Neni 27 “Produkte bujqësore”, Neni 28 “Produktet e peshkimit” dhe Protokolli 2 “Për tregtinë ndërmjet Shqipërisë dhe Komunitetit në sektorin e produkteve bujqësore të përpunuara”.

Marrëveshja me vendet anëtare të CEFTA 2006
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Europës Qëndrore (CEFTA) filloi të zbatohet gjatë vitit 2007. Vendet që e zbatojnë ndërmjet tyre këtë marrëveshje janë Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia dhe Moldavia. Kjo Marrëveshje sot mundëson përfitimin e Tarifave Doganore Preferenciale 0% për të gjitha produktet e Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me Turqinë
Nëpërmjet kësaj Marrëveshjeje është mundësuar liberalizimi i të gjitha produkteve industriale me origjinë shqiptare dhe turke. Lidhur me produktet bujqësore palët i kanë akorduar reciprokisht njëra tjetrës tarifa preferenciale dhe kuota tarifore sipas listave të produkteve të përcaktuara në Aneksin I, i cili përmban listën e produkteve agrare origjinuese në Turqi dhe Aneksin II, i cili përmban listën e produkteve agrare origjinuese në Shqipëri.
Shënim:
Të gjitha produktet e tjera agrare që nuk ndodhen në këto Anekse do të eksportohen dhe importohen duke iu nënshtruar tarifave doganore bazë.

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s
Marrëveshja ndërmjet Shqipërisë dhe Konfederatës së Zvicrës e Principatës së Lihtenshtejnit, Mbretërisë së Norvegjisë, Islandës mundëson që të gjitha tarifat doganore mbi produktet industriale, duke përfshirë peshqit dhe produktet e tjera detare, të hiqen nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes në fjalë. Marrëveshja gjithashtu parashikon koncesione tarifore për produktet bujqësore të përpunuara (Protokolli A). Tregtia për produktet bujqësore bazë është e mbuluar nga tre marrëveshje dypalëshe ndërmjet vendeve të EFTA-s dhe Shqipërisë. Këto marrëveshje parashikojnë koncesione në të dy palët.

Marrëveshja e Partneritetit, Tregtisë dhe Bashkëpunimit midis Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë (Ligji Nr: 31 datë 08 mars 2021, publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 43 datë 18.03.2021) hyri në fuqi më 3 maj 2021. Kjo marrëveshje bazohet në MSA midis Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare, nga njëra anë, dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër.
Marrëveshja mbulon tregtinë e mallrave, duke përfshirë dispozitat mbi rregullat e origjinës, tarifat preferenciale dhe kuotat. Ajo parashikon të njëjtat kushte prefrenciale në tregtinë ndërmjet palëve, që rrjedhin nga MSA si dhe siguron një platformë për liberalizim të mëtejshëm të tregtisë ndërmjet palëve.
Produktet agrare origjinuese në vendet palë të marrëveshjes MPTB me kuota tarifore vjetore, përfitojnë tarifë preferenciale 0% brenda sasisë përkatëse të kuotës bazuar në MSA por të riformatuar në masën 13.62%.
Kjo marrëveshje parashikon që produktet agrare të kapitulli 7 “Zarzavatet e ngrënshme, rrënjët dhe tuberat përkatës” dhe ato të kapitulli 8 “Frutat dhe arrat e ngrënshme; lëkurat e agrumeve apo të pjeprave” origjinuese në Shqipëri, gjatë importit në Mbretërinë e Bashkuar përjashtohen nga tarifat doganore dhe nga tarifat specifike që kanë afekt të ngjashëm.

 

Dokumenta ndihmëse

  • Importet mallrave kuotuara Shqiperi  
  • Tarifa Preferenciale 2026 
  • Tarifa Preferenciale 2025 
  • Tarifa Preferenciale 2024 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters