NJOFTIM mbi Ligjin Nr.126/2016 datë 05.12.2016

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, njofton se me Ligjin Nr.126/2016 datë 05.12.2016, Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, është parashikuar taksimi me 8 lekë/litër për produktin “Gaz i naftës dhe hidrokarbure të tjera gazoike për përdorim si lëndë djegëse për motor automjetesh”.

Kapje heroine në Durrës

Në mjetin  me targë AA618JR/ADR186, të ngarkuar me lëndë drusore, eksport për Itali, nisur nga Dogana e Elbasanit, shoqëruar me deklaratën e eksportit EX3 R10477, të subjektit “Pisha”, gjatë kontrollit në skaner u dallua një masë e dyshimtë në tavanin e trajlerit.

Gjatë kontrollit u gjet drogë (e dyshuar e llojit heroinë)  në peshën prej 30 kg.

DOGANAT, KONTROLLE TË PËRBASHKËTA SHQIPËRI-KOSOVË

-          Qafë Morinë, ndalohet një shtetas për kontrabandë celularësh

Prej disa ditësh, struktura të specializuara Operativo-Hetimore të Administratës Doganore Shqiptare (ADSH) dhe Administratës Doganore të Kosovës (ADK) kryen patrullime të përbashkëta, në të dy anët e kufirit.

Sporteli i vetëm doganor

Administrata Doganore shqiptare në bashkëveprim me një seri agjencish shtetërore hedhin një tjetër hap të rëndësishëm për thjeshtimin e procedurave në funksion të lehtësimit të tregtisë, me aplikimin e konceptit “Single Window”, thënë ndryshe “Sporteli i vetëm doganor”.

Aksioni kundër informalitetit, prezantohet faza e dytë

Ministria e Financave prezantoi sot fillimin e fazës së dytë të aksionit kundër informalitetit, një  aktivitet publik ku ishte prezent edhe Kryeministri z. Edi Rama. Faza e dytë e aksionit bazohet në një qasje të re me të cilën grupi  i punës i ngritur në Ministrinë e Financave po punon prej më se një muaji me qëllim riformulimin e rolit të administratës fiskale përmes një strategjie të re.

SARANDË/ANTIKONTRABANDA DETARE ZBULON NAFTË DHE VAJ KONTRABANDË

Në Degën Doganore Sarandë, Grupi i Antikontrabandës Detare zbuloi sot një sasi prej 1500 litra naftë dhe 200 litra vaj kontrabandë, të padeklaruar, gjatë kontrollit të motopeshkarexhës “Acuario”. Pas konstatimit të sasisë së naftës dhe vajit kontrabandë, subjekti u penalizua, bazuar në Kodin Doganor dhe ligjit për akcizat.

Faqet